Pas përfundimit të aventurës në Conference League, Elbasani ka kthyer menjëherë vëmendjen te kampionati dhe merkatoja, ku duket se ka siguruar një tjetër përforcim me peshë.
Burime pranë klubit bëjnë me dije se verdheblutë kanë arritur marrëveshjen me Ballkanin për transferimin e qendërmbrojtësit Elmando Gjini. Mbrojtësi, i cili sezonin e kaluar zhvilloi paraqitje të mira me fanellën e Vllaznisë, nuk ishte në planet për të vijuar aventurën te skuadra nga Suhareka.
Aktualisht, Gjini po i nënshtrohet vizitave mjekësore, ndërsa nëse nuk ka pengesa të minutës së fundit, prezantimi i tij si futbollist i Elbasanit pritet të bëhet gjatë ditës së sotme ose të nesërme. Me këtë lëvizje, Elbasani synon të forcojë ndjeshëm repartin defensiv dhe të paraqitet sa më konkurrues në nisje të sezonit të ri të Superiores.
