Nga fushat e blerta në trafikun e drògës? Ish-lojtari i Kombëtares arrestohet në Francë

by KLIKOJE.AL

Ish-futbollisti shqiptar Olgerd Muka është arrestuar në Francë, pasi autoritetet e akuzojnë për përfshirje në shpërndarjen e lëndëve narkotike.Sipas mediave franceze, 46-vjeçari u ndalua në qytetin e Dizhonit pas një operacioni policor që zgjati mbi dhjetë ditë. Gjatë aksionit, Muka dhe një tjetër shtetas shqiptar u arrestuan në flagrancë, ndërsa dyshohet se po shpërndanin kokainë në një park të qytetit.

Pas arrestimit, Muka doli para gjykatës, ku deklaroi se vështirësitë ekonomike e kishin shtyrë të përfshihej në këtë aktivitet të paligjshëm. “Rreth 18 muaj më parë u përballa me një sëmundje dhe humba vendin e punës”, mësohet të ketë deklaruar ai para trupit gjykues, duke shtuar se gjendja e rënduar financiare e familjes e shtyu të merrte këtë vendim. Gjatë karrierës së tij si futbollist, Muka ka luajtur për disa nga klubet më të njohura në Shqipëri, mes tyre Lushnja, Teuta, Dinamo, Bylis, Flamurtari, Partizani dhe Besa. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e Kombëtares shqiptare në disa ndeshje miqësore.

Pas përfundimit të karrierës si lojtar, ai iu përkushtua profesionit të trajnerit. Megjithatë, sipas dëshmisë së dhënë në gjykatë, problemet shëndetësore dhe humbja e punës e çuan drejt përfshirjes në trafikun e drogës. Procedurat ligjore ndaj tij vijojnë në Francë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.