Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Arrestohet

  • Kokainë, kanabis dhe lojëra fati/ Arrestohet pronari i lokalit në Fier

    Kokainë, kanabis dhe lojëra fati/ Arrestohet pronari i lokalit në Fier

    Një 47-vjeçar që përshtati lokalin për përdorim droge dhe lojëra fati është arrestuar në Fier.

    Autori i identifikuar si Festim Dhima banues në Kurjan të Roskovecit.

    Gjatë kontrollit në lokal u gjet dhe u sekuestruan një valixhe me zare dhe fisha të ndryshme si ato të lojërave të fatit të pokerit që shërbejnë për të luajtur bixhoz.

    “Goditet një tjetër rast i përshtatjes së lokaleve për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza, kryesisht kokainë dhe kanabis. Kishte përshtatur lokalin për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe për organizimin e lojërave të palejuara, vihet në pranga pronari i lokalit”, thuhet në njoftimin e policisë. 

  • Çaktivizoi alarmin për të lejuar grabitjen/ Arrestohet roja i sigurisë në Tiranë

    Çaktivizoi alarmin për të lejuar grabitjen/ Arrestohet roja i sigurisë në Tiranë

    Një 58-vjeçar, me detyrë punonjës i SHPSF (Shërbimi privat i sigurisë fizike), është vënë nën prangat e policisë për shpërdorim detyre.

    Policia njofton se shtetasi N.A., ka çaktivizuar alarmin e sigurisë në firmën ku punonte si roje sigurie dhe nuk ka raportuar për një vjedhje të një shume parash, të kryera nga persona ende të paidentifikuar.

    “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. A., 58 vjeç, me detyrë punonjës i SHPSF, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi më datë 05.06.2021, në Kodër Mëzez, ka çaktivizuar alarmin e sigurisë në firmën ku punonte si roje sigurie dhe nuk ka raportuar për një vjedhje të një shume parash të kryer nga persona ende të paidentifikuar në ambientet e firmës”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Ndërkohë, po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve të vjedhjes.

    Burimi: TCH

  • Sekuestrohet pasuria me vlerë 500 mijë dollarë në pronësi të një 31-vjeçari! Kush është i riu, i cili ndodhet i arrestuar në Angli për…

    Sekuestrohet pasuria me vlerë 500 mijë dollarë në pronësi të një 31-vjeçari! Kush është i riu, i cili ndodhet i arrestuar në Angli për…

    Një pasuri me vlerë 500 mijë dollarë është vënë nën sekuestro preventive. Policia e Tiranës thotë se pasuria i përket një 31-vjeçar, i cili aktualisht është i arrestuar në Angli për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”.

    BIZNESET E SEKUESTRUARA 

    • Një njësi tregtare;
    • Dy apartamente;
    • 1 garazh.

    “Nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Plantacioni”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, datë 25.05.2021, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të shtetasit V. D., 31 vjeç, i cili aktualisht është i arrestuar në Angli, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, thote policia.

    KUSH ESHTE 31-VJECARI 

    “Ky shtetas është arrestuar në Angli, në një plantacion bimësh kanabisi, të cilën e prodhonte në sera dhe pastaj e tregtonte duke arritur fitime të mëdha. Këtij shtetasi, pas ndalimit, gjatë kontrollit në banesë i është gjetur dhe sekuestruar shuma 363.000 paund britanik.”

    Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

  • Burri shqiptar dhunonte bashkëshorten në sy të djalit! Ja çfarë veprimi bëri i mituri, që çoi në pranga 51-vjeçarin

    Burri shqiptar dhunonte bashkëshorten në sy të djalit! Ja çfarë veprimi bëri i mituri, që çoi në pranga 51-vjeçarin

    Policia italiane në Milano ka arrestuar një 51-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për dhunë në familje. Denoncimi u bë nga djali 13-vjeçar, i cili telefonoi policinë për të kërkuar ndihmë, në kohën kur babai i tij ishte duke dhunuar nënën.

    Nga ana e saj, gruaja ka treguar në polici se për 20 vjet i është nënshtruar dhunës psikologjike dhe fizike nga partneri i saj, të cilin nuk e kishte raportuar nga frika e hakmarrjes.

    Karabinierët arritën të ndalonin burrin dhe e arrestuan ndërsa gruaja u dërgua në spitali, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

  • Kush është 46-vjeçari i arrestuar nga Elbasani/ Çfarë i kishte ndodhur para 13 vitesh(EMRI)

    Kush është 46-vjeçari i arrestuar nga Elbasani/ Çfarë i kishte ndodhur para 13 vitesh(EMRI)

    13 vjet pas dënimit nga gjykata italiane, për dy vepra penale, një shtetas shqiptar është arrestuar për t’u ekstraduar në shtetin fqinj.

    Eduart (Artan) Haxhi, 46 vjeç, banues në Elbasan, u vu në pranga nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Operacionale” në Drejtorinë Vendore e Policisë Elbasan dhe Interpol Tirana/

    “Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Torino, Itali, në datën 04.03.2008, e ka dënuar me 10 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Shtyrje për prostitucion në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal italian”, tha Policia.

    Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga zyra e Interpolit Tiranë.

    Burimi: Panorama

  • Korçë: Sherr mes dy personave,  njëri prej tyre plagoset me kaçavidë

    Korçë: Sherr mes dy personave, njëri prej tyre plagoset me kaçavidë

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Korçë, ku një person është plagosur me kaçavidë.

    Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 18.

    Gazetarja Lorena kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se i plagosuri është Emiljan Torollari, i cili ndodhet në spital, ndërsa fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Autori është identifikuar si shtetasi Thanas Saqellari, i cili është kapur pas disa orësh nga uniformat blu.

    Ngjarja ka ndodhur për motive banale ku fillimisht 2 shtetasit kanë qenë në banesë dhe më pas konflikti u krijua në rrugë ku dhe autori e ka plagosur Torollarin me kaçavidë pas shpine.

    Burim: BalkanWeb

  • Sherri mes çiftit të biznesmenëve/ Arrestohet në spital burri! Policia jep detajet si ka ndodhur ngjarja

    Sherri mes çiftit të biznesmenëve/ Arrestohet në spital burri! Policia jep detajet si ka ndodhur ngjarja

    Policia e Kavajës ka vënë në pranga Kastriot Demën, i cili dyshohet se ka plagosur me thikë partneren e tij italiane, Carlota Dossena me të cilën është në prag ndarjeje.

    Ndërkohë që Policia njofton se janë proceduar dhe dy persona të tjerë, të cilët kanë ndërhyrë gjatë konfliktit.

    Konflikti mes çiftit në proces divorci, dyshohet se ka nisur për pronësinë e restorantit. Gruaja e cila u lëndua lehtë në dorë pretendon se është plagosur nga Dema, ndërsa ky i fundit edhe vetë është shtruar në spital, për shkak se pretendon se është dhunuar nga kuzhinieri i lokalit.

    Njoftimi i policisë

    Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. D., 32 vjeç, banues në Rrogozhinë.

    Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” gjatë një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij e cila u pajis me Urdhër të Menjëhershëm të Mbrojtjes.

    Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasit G. B dhe F. V., pasi kanë ndërhyrë gjatë konfliktit nëpërmjet shtetasve të lartpërmendur duke goditur shtetasin K. D., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

    Deshmia e 32-vjecarit: Më sulmoi kuzhinieri i saj, i hoqa thikën

    “Në 2 të natës dëgjoj emrin tim. O Kastriot do të bëj këtë, do të bëj atë duke më sharë. Kuzhinieri, punëtori i ishbashkëshortes, hipën në ballkon dhe çan derën. Dal nga dera dhe sa dola ishte Carlota dhe ky tjetri, me çelës papagall dhe thikë. Thikën ia hoqa nga duart dhe u largova. U lirova dhe ika te babai, pastaj nuk mbaj më mend”, shprehet Kastriot Dema per News24.

    Burimi: Panorama.al

  • Në pranga kryetari i komunës së Ulqinit dhe 4 zyrtarë të tjerë! Ja për çfarë u arrestuan

    Në pranga kryetari i komunës së Ulqinit dhe 4 zyrtarë të tjerë! Ja për çfarë u arrestuan

    Mediat në Malin e Zi raportojnë se është arrestuar kryetari i Komunës së Ulqinit, Ljoro Nrekiç dhe 4 zyrtarë të tjerë të kësaj komune.

    Personat e tjere të arrestuar janë Sead Osmanović, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve Ulqin;

    Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit;

    Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit; Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.

    Sipas Vijesti, personat u arrestuan pasi dyshohen për punësime partiake.

    Burimi: Panorama.al

  • Vrasja në Shkodër pas debatit të të birit/ I arrestuari tregon në gjyq se tek vendi i krimit u gjend…

    Vrasja në Shkodër pas debatit të të birit/ I arrestuari tregon në gjyq se tek vendi i krimit u gjend…

    Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin Milkjor Gjoka, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e shtetasit Ridvan Hyseni, i njohur edhe si Ridvan Ramazani, në fshatin Mushan të Njësisë Dajç.

    Gjykata ka dhënë masë lehtësuese “Detyrim me paraqitje” për dy dëshmitarët Blerim Mlloja dhe Marjeta Gramshi, të arrestuar për veprën penale “Moskallëzim krimi”, si dëshmitarë në vrasjen e 46- vjeçarit.

    Ka qenë vetë prokuroria që kërkoi masën “Detyrim paraqitje” për dy dëshmitarët, ndërsa për Milkjor Gjokën organi i akuzës kërkoi “Arrest me burg”, masë të cilën e dha edhe gjykata. Shtetasi Milkjor Gjoka deklaroi seancën e djeshme se ai nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e ndodhur pak ditë më parë, duke mohuar kështu akuzat ndaj tij.

    Gjoka tha se ka qenë rastësisht në vendin e ngjarjes, duke mohuar se ka bashkëpunuar me vëllezërit Mehmedaj që dyshohen si autorë të vrasjes së Ridvan Hysenit.

    Ndërkohë Milkjor Gjoka nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme rreth ngjarjes. Pala mbrojtëse kërkoi një masë më lehtësuese, por gjykata vendosi “Arrest me burg”. Nga ana tjetër dy dëshmitarët edhe në Polici kanë treguar se ata nuk e kanë parë ngjarjen e ndodhur dhe se nuk e kanë idenë se si ka ndodhur.

    Të dy shtetasit, Blerim Mlloja dhe Marjeta Gramshi, janë punonjës të karburantit në fshatin Mushan në afërsi të të cilit ndodhi edhe vrasja e Ridvan Hysenit.

    Marjeta Gramshi ka deklaruar se ka qenë brenda godinës së karburantit dhe nuk ka parë asgjë ndërsa edhe Blerim Mlloja ka deklaruar se nuk e ka parë ngjarjen. Të dy dëshmitarët kanë qenë të tronditur për vrasjen e ndodhur në afërsi të vendit të tyre të punës, gjë e cila ia ka shpërqendruar vëmendjen.

    NGJARJA

    Ridvan Hyseni, i njohur edhe si Ridvan Ramazani, një nga “Të fortët” e Shkodrës, u ekzekutua me mbi 15 plumba në një atentat, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ndodhi në fshatin Mushan të Njësisë Dajç.

    Ka qenë ora 11:20 e 28 nëntorit, kur në afërsi të një pike karburanti në rrugën kryesore të fshatit Mushështë vrarë me armë zjarri brenda në mjetin e tij tip “BMW X5”, ngjyrë e bardhë, shtetasi Ridvan Hyseni, 46 vjeç banues në fshatin Darragjat të Njësisë Dajç, Bashkia Shkodër.

    Viktima ka qenë i vetëm në mjetin e tij tip “BMW”, kur njëri nga vëllezërit Mehmedaj dyshohet se ka qëlluar me breshëri në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend. Ridvan Hyseni nuk ka mundur që të bëjë asnjë lëvizje në këtë atentat që i mori jetën.

    Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilët kanë rrethuar gjithë zonën dhe nisën hetimet paraprake për këtë ngjarje të rëndë.

    Efektivëve në ndihmë i kanë ardhur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat RENEA nga Tirana duke kontrolluar gjithë zonën dhe duke bërë aktet e ekspertimit. Trupi i pajetë ka qëndruar brenda makinës në të cilën u qëllua përreth dy dorë derisa Policia ka kryer veprimet hetimore në vendngjarje. Më pas në rrethim është futur një ambulancë e Shërbimit Kombëtar të Urgjencës duke marrë trupin e pajetë të viktimës dhe duke e transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal të Shkodrës për ekzaminime të mëtejshme.

    Ridvan Ramazani u vra pas debatit të të birit

    Ridvan Hyseni, ose Ridvan Ramazani, është vrarë pas një debati që ka pasur djali i tij me vëllezërit Mehmedaj.

    Palët kanë zhvilluar një debat mes njëri-tjetrit në afërsi të një lokali dhe më pas janë larguar. Sipas Policisë vendore të Shkodrës, Ridvan Hyseni ka dashur që të sqarohet me vëllezërit Mehmedaj të cilët kanë shkuar në fshatin Mushan ku jetonte viktima.

    Ky i fundit i ka pritur në makinën e tij tip “BMW X5” dhe kanë kërkuar që të sqarohen, por në debat e sipër situata ka agravuar dhe njëri nga vëllezërit Mehmedaj, Duel Mehmedaj, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri automatik kallashnikov duke lënë të vdekur në vend shtetasin Ridvan Ramazani.

    Menjëherë forcat e Policisë janë vënë në kërkim të autorëve. Efektivët kanë arritur që në rrugë operative të marrin informacionin e duhur për konfliktin që ka pasur djali i viktimës, duke arritur tek autorët e dyshuar. Ndërkohë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur dyshohet se autorët kanë lëvizur me motor në drejtim të paditur duke arritur që të fshihen në kohë.

    Megjithatë një numër i madh efektivësh janë vënë në lëvizje në kërkim të autorëve të dyshuar të kësaj vrasjeje, duke kontrolluar të gjithë zonën, por edhe kudo tjetër ku mendohet se mund të kenë lëvizur vëllezërit Mehmedaj.

    Efektivëve në ndihmë u kanë ardhur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat RENEA nga Tirana, duke kontrolluar gjithë zonën dhe duke bërë aktet e ekspertimit.

    Burimi: Panorama.al

  • Arrestohet tregtari i makinave, trafikant i pamëshirshëm i kokainës me nofkën “Ciccio”/ Përdori edhe policinë për…

    Arrestohet tregtari i makinave, trafikant i pamëshirshëm i kokainës me nofkën “Ciccio”/ Përdori edhe policinë për…

    Një tregtar makinash dhe sipërmarrës i vërtetë i kokainës. Një 33 vjeç shqiptar me iniciale K.G., u arrestua mëngjesin e sotëm në Legnano, me leje qëndrimi të rregullt në Itali dhe i pa dënuar më parë.

    Policia e stacionit Busto Arsizio e prangosi atë mëngjesin e kësaj të mërkure pas disa muajsh hetime, ndërsa më herët ishte arrestuar edhe një shpërndarës droge që punonte për të.

    Hetimet filluan më 1 mars, kur policia arrestoi një banor italian 46-vjeçar të Castano Primo. 15 kg kokainë u gjetën në makinë tip Range Rover e drejtuar prej tij. Droga, e ndarë në 14 pako, ishte 90% e pastër pas analizave kimike.

    Duke kuptuar menjëherë se 46 vjeçari nuk ishte asgjë më shumë se një “transportues” i thjeshtë dhe jo truri i sistemit, policia filloi një punë të kujdesshme kërkimore, duke iu rikthyer shqiptarit, me nofkën “Ciccio”.

    Hetimet zbuluan se burri ishte marrësi i një ngarkese kokainë që mbërrinte nga Belgjika. Ishte ai që kishte bërë marrëveshje me korrierin, duke i siguruar gjithashtu makinën për të transportuar lëndën narkotike.

    Kështu, policia zbuloi se “Ciccio” menaxhonte një grup tregtarësh me pakicë të drogës, për të cilët vendoste për çdo lëvizje. Kur disa prej tyre u bënë kompromentues (sepse kontrolloheshin ose denoncoheshin nga policia) “Ciccio” i largonte me shpejtësi, madje u kërkonte të ktheheshin në Shqipëri dhe i zëvendësoi me një bashkëpunëtor të ri.

    Rreth 13,000 € u gjetën në shtëpinë e tij këtë mëngjes. Në të njëjtën kohë, pesë kërkime u kryen kundër po aq personave (një italian, tre shqiptarë dhe një rumun) të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm.

    Lufta me konkurrentën

    Si në çdo treg, ka konkurrencë edhe në tregun e drogës. Sipërmarrësi kishte përdorur policinë për ta eliminuar konkurrentët dhe për të mbrojtur biznesin e tij. Verën e kaluar, për shembull, me një telefonatë anonime, ai i ishte drejtuar stacionit të policisë në Milano, ku u bë i mundur më pas arrestimi i një tregtari maroken të kokainës, i cili u kap me gjysmë kg heroinë dhe një armë.

    Organizimi i biznesit

    Shitësit e drogës, në këmbim, duhej të “punonin” ekskluzivisht për të, në zonat e caktuara nga ai, duke i paguar të gjithë të ardhurat nga shitjet. Kur ndonjëri prej tyre kompromentohej sepse kontrollohej ose denoncohej nga policia, K.G e largoi atë, madje i kërkoi të kthehej në Shqipëri dhe e zëvendësoi me një “bashkëpunëtor” të ri, i cili vihej në veprim vetëm pasi përfundoi një periudhë trajnimi dhe njohurish të “tregut” lokal. Nuk munguan gjithashtu veprimet e dhunshme kundër atyre që, duke mos qëndruar brenda kufijve të imponuar, u përballën ashpërsisht dhe u goditën. Trafikanti, duke u treguar i pamëshirshëm  dhe me një ftohtësi të pazakontë, madje përdori policinë kur ishte e nevojshme për të eliminuar konkurrencën, siç ndodhi verën e kaluar.

    Kujdes ekstrem

    Në disa raste, K. G i ka çmontuar makinat e përdorura nga ai ose bashkëpunëtorët e tij nga njerëz të besuar, gjithnjë të regjistruara në emër të kompanive ose njerëzve që nuk kanë lidhje me tregtinë e tij.

    Burimi: Panorama.al