Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Arrestohet

  • Ushtroi dhunë ndaj vajzës së tij mitur, arrestohet 62-vjeçari

    Ushtroi dhunë ndaj vajzës së tij mitur, arrestohet 62-vjeçari

    Policia e Fierit ka vënë në pranga 62-vjeçarin, nga Mallakastra, me iniciale S. A., pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur 16 vjeçe, e cila ishte e pajisur me urdhër-mbrojtjeje.Po sot, policia e Fierit ka arrestuar edhe 5 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale si “drejtim automjeti në gjendje të dehur” apo “kundërshtim i forcave të Policisë”.Njoftimi i Policisë FierBien në prangat e Policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej të cilëve ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:E. G., 34 vjeç, banues në Fier, pasi në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”, u kap duke drejtuar automjetin tip “Benz” në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur punonjësit të Policisë së Rendit Publik për ta shoqëruar në Komisariatin e Policisë.E. K. 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi në qytetin e Fierit, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Volksëagen”.M. B., 61 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin tip “Yinxiang” në gjendje të dehur.E. K., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin tip “Honday”.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin S. A., 62 vjeç, banues në Mallakastër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur 16 vjeçe, e cila ishte e pajisur me urdhër-mbrojtjeje.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. C., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • Arrestohet i riu për disa ngjarje kriminale/ U përfshi edhe në një sherr me djemtë e deputetit socialist

    Arrestohet i riu për disa ngjarje kriminale/ U përfshi edhe në një sherr me djemtë e deputetit socialist

    Policia e Tiranës ka vënë në pranga Lajden Kadilli, i cili akuzohet për disa tentativa vrasje. Sipas News24, Kadilli është arrestuar mbrëmjen e djeshme (29 shtator) në Unazën e Re nga patrullat e vendosura në atë zonë, të cilat ndaluan një mjet dhe pas kontrollit rezultoi se drejtuesi ishte i shpallur në kërkim.

    Gjate kontrollit fizik policia i gjeti në makine një armë zjarri tip pistolete Makarov, e cila ishte gati për qitje (me fishek ne fole).

    I riu akuzohet për disa ngjarje, mes tyre edhe për një sherr, ku kërcenoi me armë edhe djemtë e deputetit Spartak Braho.

    Kadilli ishte shpallur në kërkim për tentativën e vrasjes ndaj Gentian Rahmanit. Ngjarje e ndodhur po në zonën e Unazës së Re ku Rahmani u plagos në këmbë.

    Kadilli rezulton me precedentë penale i përfshirë edhe në disa plagosje në Durrës.

  • “Pistoletën e kam dhuratë nga …”- Rrëfehet Fjolla Morina pasi u kap me armë në kufi/ Ja kush ishin dy personat që e shoqëronin

    “Pistoletën e kam dhuratë nga …”- Rrëfehet Fjolla Morina pasi u kap me armë në kufi/ Ja kush ishin dy personat që e shoqëronin

    Ne fundjavë bëri bujë lajmi se këngëtarja e njohur, Fjolla Morina u kap me armë në pikën kufitare të Morinës.

    34-vjeçarja u vu në pranga pasi në makinën e saj, ku po udhëtonte së bashku me dy persona të tjerë, u gjetën dy pistoleta.

    Njëra prej pistoletave, tip “Zoraki” me 3 fishekë në karikator dhe 20 fishekë të tjerë, iu gjet në xhepin e pasmë të sendiljes.

    Ndërsa arma tjetër, një pistoletë tip “Walther”, që në dukje ishte pistoletë lodër, çakmak, iu gjet në bagazh.

    Gjatë marrjes në pyetje, Fjolla Morina rrëfeu se një prej armëve ia ka bërë dhuratë një mik i saj nga Gjermania, i cili nuk jeton më.

    “Jam nisur nga Kosova me makinën time për në Tiranë, pasi kam për të bërë muzikë dhe në makinë kam pas me vete dhe persona të tjerë, të cilët quhen Fitim Muji, i cili është shoferi im dhe Fisnik Syla, i cili është shoku im dhe rreth orës 02:10 minuta jemi futur në Pikën e Kalimit Kufitar të Kontrollit në Morinë Kukës.

    Gjatë kontrollit më kanë gjetur pistoletën dhe fishekët në çantën dhe në makinë dhe këtë pistoletë e kam pas në njërën prej çantave, se unë kam tre çanta me vete se jam nis për Tiranë për këngë dhe këtë e kam pas prej kohësh se ma ka bërë dhuratë dikush. Një miku im nga Gjermania, i cili sot nuk jeton më,”- tha ajo, sipas gazetës Express.

    Fjolla Morina ndërkohë u shpreh se personat që e shoqëronin nuk ishin në dijeni që ajo kishte me vete armë.

    Madje, shtoi se edhe vetë nuk e dinte që armën e kishte në çantë. “Deklaroj se nuk dinin gjë se unë kam pistoletë dhe as unë vetë nuk dija se kam në çantën e dorës pistoletë,”– deklaroi këngëtarja.

    Në pyetje gjithashtu janë marrë në pyetje dhe dy personat që e shoqëronin, shoferi i sak Fitim Muji dhe biznesmeni 29-vjeçar Fisnik Syla.

    “Jemi vetëm shoqëruesit e Fjollës, pasi ajo kishte për të shkuar në Tiranë për muzikë dhe nuk e dinim që ajo kishte këto pistoleta në çantën e dorës dhe në makinën e saj…”- deklaruan ata në polici.

    Këngëtarja pritet të dalë të martën përpara gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

  • Përplasi me makinë 5-vjeçaren/ Arrestohet autori. Policia jep detajet

    Përplasi me makinë 5-vjeçaren/ Arrestohet autori. Policia jep detajet

    Aksident me pasojë plagosjen e një vajze të mitur 5 vjeçare ka ndodhur në Vlorë. 

    Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin M. I., 58 vjeç, banues në Vlorë.

    “Ky shtetas duke drejtuar automjetin në lagjen “Hajro Çakërri” ka aksidentuar një shtetase të mitur 5 vjeçare, e cila ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën”-njofton policia.

    NJOFTIMI 

    Arrestohet shtetasi M. I., 58 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin në lagjen “Hajro Çakërri” ka aksidentuar një shtetase të mitur 5 vjeçare, e cila ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

    Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

  • Plagosi me armë zjarri babë e bir/ Kapet pas dy orësh ndjekje autori i dyshuar

    Plagosi me armë zjarri babë e bir/ Kapet pas dy orësh ndjekje autori i dyshuar

    Autori i dyshuar i ngjarjes në Durrës ku mnetën të plagosur babë e bir është arrestuar.

    Referuar njoftimit të policisë bëhet e ditur se autori i dyshuar i ngjarjes është A.Ll., 39-vjeç.

    Pas arrestimit të tij është sekuestruar arma tip pistoletë, me të cilën dyshohet se ka kryer krimin si dhe automjeti i tij.

    Ndërsa të plagosurit H. B., 63 vjeç dhe M. B., 39 vjeç raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital, ku edhe po marrin mjekimin e nevojshëm.

    Njoftimi i plotë:

    Kapet pas dy orë ndjekjeje nga shërbimet e Policisë së Durrësit, autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë me armë zjarri.

    Policia e Durrësit zbardhi dhe dokumentoi në kohë rekord, ngjarjen e ndodhur më parë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri babë e bir.

    Vihet në pranga autori kryesor i dyshuar për plagosjen e dy shtetasve, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët.

    Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit pistoletë dhe automjetin e autorit.

    Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale bëri të mundur që pas dy orë ndjekjeje dhe kërkimesh, falë edhe mbështetjes së qytetarëve, të kapë dhe vërë në pranga shtetasin A. Ll., 39 vjeç.

    Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, nën efektin e alkoolit ka plagosur me armë zjarri shtetasit H. B., 63 vjeç dhe M. B., 39 vjeç (bab e bir), të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

    Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

    Makina e autorit
  • Arrestohet “i forti” i Lezhës, akuzohet për 4 vepra të rënda penale. Ja sa vite burg e ka dënuar drejtësia italiane

    Arrestohet “i forti” i Lezhës, akuzohet për 4 vepra të rënda penale. Ja sa vite burg e ka dënuar drejtësia italiane

    Policia e Lezhës ka arrestuar me qëllim ekstradimi një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili akuzohet për 4 vepra të rënda penale të parashikuara në legjislacionin italian.

    Në kudër të operacionit të koduar “Fundjava” në pranga u vu shtetasi Gjergj Mirashi, 40 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar me parë.

    40-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Venecias, Itali, më datë 20.06.2017, e ka dënuar me 11 vite e 8 muaj burg, për kryerjen e veprave penale në fushën e narkotikëve.

    “Bie në prangat e Policisë, 40-vjeçari nga Lezha, për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Shkelje e ligjit mbi drogat”, “Vjedhje dhe posedim i sendeve të paligjshme” dhe “Emigracion i paligjshëm”, të parashikuara nga Kodi Penal italian.

    Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe zyrës ndërlidhëse Interforza, u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Fundjava”.

    Si rezultat i operacionit, në qytetin e Lezhës, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Gjergj Mirashi, 40 vjeç, banues në Lezhë (i dënuar me parë)”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • I gjetën armë zjarri pa leje në banesë/ Policia nis kërkimet për 17-vjeçarin, e arrestojnë duke…

    I gjetën armë zjarri pa leje në banesë/ Policia nis kërkimet për 17-vjeçarin, e arrestojnë duke…

    Një adoleshent ra në prangat e Policisë së Beratit, pasi e kishin denoncuar në Komisariat se mbante armë zjarri pa leje në banesë. Pas kontrollit që kryen forcat e rendit dhe gjetën automatikun, nisën kërkimet për kapjen e të riut.

    Ai u arrestua pasi u gjet duke lëvizur me një makinë pa leje drejtimi, në aksin rrugor Urë Vajgurore-Berat.

    NJOFTIMI I POLICISE

    Mbante armë zjarri pa leje në banesë dhe qarkullonte me mjet pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë nga Policia.

    Nga specialistët e Seksionit për Krimet u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. S., 17 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Ura Vajgurore.

    Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas mbante armë zjarri pa leje, kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, ku kanë gjetur një armë zjarri automatik, e cila u bllokua në cilësinë e provës materiale.

    Pas kontrollit të ushtruar në banesë, shërbimet e Policisë e kanë konstatuar këtë shtetas duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, në aksin rrugor Urë Vajgurore-Berat.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

  • Lëvizte në qytet me çantën e dorës ku mbante fshehur…/ Policia e ndalon për kontroll, 39-vjeçari përfundon në pranga. Ja pse

    Lëvizte në qytet me çantën e dorës ku mbante fshehur…/ Policia e ndalon për kontroll, 39-vjeçari përfundon në pranga. Ja pse

    Arrestohet një 39-vjeçar i dënuar më parë në Itali dhe Shqipëri, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

    Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin P. A., 39 vjeç, banues në Durrës.

    I riu është i dënuar më parë në Shqipëri dhe Itali, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    Shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi, në një çantë dore i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 doza me lëndë narkotike e dyshuar si kokainë, një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe një aparat celular.

    Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

  • Operacioni “Mesnata”/ Si tentoi t’i shpëtonte Policisë 35-vjeçari, gjatë ndjekjes humbi kontrollin e mjetit dhe…

    Operacioni “Mesnata”/ Si tentoi t’i shpëtonte Policisë 35-vjeçari, gjatë ndjekjes humbi kontrollin e mjetit dhe…

    Një 35 vjeçar, banues në Durrës u kap nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik, në operacionin “Mesnata”, teksa transportonte drejt Tiranës, kundrejt fitimit 450 euro për person, 10 shtetas sirianë, të cilët i kishte marrë në qytetin e Korçës. 

    Në aksin rrugor Cërrik-Belsh, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin M. B.

    Në momentin e ndërhyrjes së Policisë ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe në tentativë e sipër për t’u larguar ka humbur kontrollin mbi mjetin duke rrezikuar jetën e shtetasve që transportonte.

    Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. B., për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

  • Durrës: Laçjani dhunon bashkëshorten e thyen orenditë shtëpiake/ Policia ndërhyn kur…

    Durrës: Laçjani dhunon bashkëshorten e thyen orenditë shtëpiake/ Policia ndërhyn kur…

    Arrestohet një burrë i dhunshëm në Durrës. Policia ndërhyn teksa shkatërronte banesën, pasi kishte dhunuar bashkëjetuesen e tij.

    Policia thotë se në zonën e Plazhit në Durrës, A.M., 35 vjeç, banues në Laç, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij shtetases Rr,I., si dhe ka thyer disa orendi shtëpiake në banesën e saj.

    NJOFTIMI I PLOTE:

    Durrës

    Arrestohet në flagrancë një 35-vjeçar, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrim i pronës”

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

    A.M., 35 vjeç, banues në Laç, sepse ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij shtetases Rr,I., si dhe ka thyer disa orendi shtëpiake në banesën e saj.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.