Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Arrestohet

  • Arrestohet ish-zyrtari i CIA-s për spiunim në Kinë, do merrte…

    Arrestohet ish-zyrtari i CIA-s për spiunim në Kinë, do merrte…

    Një ish-zyrtar i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) është arrestuar në Shtetet e Bashkuara dhe është akuzuar për spiunim për Kinën, ka njoftuar Departamenti amerikan i Drejtësisë.

    Alexander Yuk Ching Ma, 67-vjeçar, përballet me dënim maksimal apo burgim të përjetshëm nëse dënohet në akuzat se ka kryer komplot me një të afërm, po ashtu zyrtar i CIA-s, për të ofruar informacion të klasifikuar për mbrojtje te zyrtarët kinezë të inteligjencës, ka thënë Departamenti i Drejtësisë përmes një njoftimi për media.

    Ma pritet të paraqitet para gjykatës më 18 gusht, derisa Prokurori i Havajit, Kenji Price ka thënë se veprimet e të akuzuarit përbëjnë tradhti për SHBA-në.

    “Ata që ofrojnë informacione për Republikën Popullore të Kinës nuk do të shpëtojnë nga krahu i gjatë i ligjit”, ka thënë Price.

    Ma, amerikan i natyralizuar por i lindur në Hong Kong, ka nisur punën në CIA më 1982 dhe ka pasur qasje në infromacione tejet të rëndësishme.

    Prokurorët kanë thënë se Ma është larguar nga CIA më 1989 dhe ka jetuar e punuar në Shangai, Kinë, para se të arrinte në Havaji më 2001.

    Në njoftimin për akuza është përmendur një takim treditor në Hong Kong, gjatë së cilit, Ma është parë në disa incizime duke përfituar 50,000 dollarë për sekretet që ai dhe i afërmi i tij kanë ofruar.

    Në dokumentet e gjykatës është thënë se masi Ma është kthyer në Havaji, ai ka synuar të punësohet si linguist në Byronë Federale të Hetimeve (FBI), për të fituar qasje në sekretet e qeverisë amerikane, për t’i dorëzuar më pas ato te spiunët kinezë.

  • Arrestohet ish-ministri, ngacmoi seksualisht pacienten në spital. Detaje nga denoncimi

    Arrestohet ish-ministri, ngacmoi seksualisht pacienten në spital. Detaje nga denoncimi

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq, është përfshirë përsëri në një skandal seksual.

    Kësaj radhe, nderkohe qe ishte në vendin e tij të punës në Spitalin e Pejës, ai dyshohet se ka ngacmuar një 23-vjeçare, e cila ishte duke qëndruar në spital me vajzën e saj, raporton Express. 

    Një nënë 23-vjeçare, e cila ishte duke qëndruar në repartin e Ortopedisë në Spitalin e Pejës, është ankuar se është sulmuar seksualisht nga mjeku i këtij spitali, Numan Baliq.

    Këtë e kanë konfirmuar burime të Express brenda Policisë së Kosovës.

    “Ka hyrë në repart, gruaja e ka pasur vajzën te shtruar prej 16 ditësh. Mjeku i ka thënë duhet të vish në zyrë për një aparat, pastaj ka filluar ta ngacmojë me fjalë dhe ka filluar ta prek në trup. Ajo ka thirrur sigurimin dhe policinë”, kanë thënë këto burime.

    Konfrimim vjen edhe nga Prokuroria e Pejës.

    “Lidhur me rastin në fjalë është ndaluar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale sulm seksual në spitalin regjional të Pejës. Me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim 48-orësh, gjithashtu prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime lidhur me këtë çështje”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

    Lidhur me rastin ka njoftuar edhe policia në raportin 24-orësh.

    “SULM SEKSUAL-Rr. Nëna Terezë, Pejë 12.08.2020-22:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar seksualisht viktimën femër. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në raportin e policisë.

    Në muajin shkurt të vitit të kaluar, Baliq ishte pushuar nga puna, për shkak se ndaj tij është ngritur aktakuzë për ngacmimi seksual.

  • Theu xhamat e Prokurorisë dhe goditi punonjësin/ arrestohet 39-vjeçari

    Theu xhamat e Prokurorisë dhe goditi punonjësin/ arrestohet 39-vjeçari

    Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi akuzohet ka thyer xhamat e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si dhe ka goditur punonjësin e këtij institucioni.

    Policia bën me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 11:40 të ditës së sotme, ku 39-vjeçari me inicialet K.SH., theu xhamat e Prokurorisë dhe goditi sekretarin për pritjen e qytetarëve shtetasin në këtë institucion, 62-vjeçarin me inicialet K.M.

    Nuk dihet ende arsyeja pse 39-vjeçari ndërmori këtë veprim, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

    Postimi i plotë:

    Tiranë

    Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrim i pronës” të shtetasit K.SH.,39 vjeç, banues në Tiranë.

    Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e sotme rreth orës 11:40 min në ambientet e Prokurorise Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka thyer xhamat e këtij institucioni dhe ka goditur punonjësin e këtij institucioni me detyrë sekretar për pritjen e qytetarëve shtetasin K.M., 62 vjeç.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

  • Arrestohet në flagrancë një punonjës policie/ Ja çfarë iu zbulua pas denoncimit të biznesmenit…

    Arrestohet në flagrancë një punonjës policie/ Ja çfarë iu zbulua pas denoncimit të biznesmenit…

    Një punonjës i policisë private është arrestuar në flagrancë pas denoncimit të një biznesmeni në Tiranë, i cili kishte gjetur në dyqanin e tij gëzhoja armë zjarri si edhe xhamin e derës të thyer.

    Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Nr.6, pas denoncimit të marrë nga shtetasi S.A., “se në biznesin e tij kishte gjetur disa gëzhoja armë zjarri si edhe xhamin e derës të thyer”, u ngrit grup hetimor dhe u kryen veprimet e para proceduriale.

    Në përfundim të veprimeve të para ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P.M., 46 vjeç.

    Ky shtetas në momentin e ngjarjes ka qenë i planizuar në shërbim, i ka vënë re autorët, por nuk ka lajmëruar Policinë e Shtetit si dhe nuk ka raportuar sallën dhe as eprorët e tij.

    Gjatë kontrolleve të ushtruara për kapjen e autorëve shtetasit E.B, i kanë gjetur disa fishekë luftarak i cili në perfundim të veprimeve të para u procedua ne gjendje të lirë.

    Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe kapjen e autorëve.

    Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Moskallzimi i krimit” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

  • Vodhi vjehrrin, i mori në shtëpi 6400 dollarë. Zbardhet dëshmia e nuses: Ja pse e bëra, burri nuk di gjë/ Ja çfarë i thoshte burrit

    Vodhi vjehrrin, i mori në shtëpi 6400 dollarë. Zbardhet dëshmia e nuses: Ja pse e bëra, burri nuk di gjë/ Ja çfarë i thoshte burrit

    Nusja 22-vjeçare është arrestuar dje nga Policia e Tiranës, pasi për të mobiluar shtëpinë e saj, ka vjedhur paratë në shtëpinë e vjehrrit.

    Ngjarja ka ndodhur në fshatin Marqinet të Vorës dhe në pranga ka rënë Fatjona Bumja, e cila ka rrëfyer gjithçka në Komisariatin e Vorës, ku më pas është bërë edhe arrestimi i saj në flagrancë. Burime zyrtare nga Policia e kryeqytetit thanë se nusja e re dyshohet se ka vjedhur 6400 dollarë në shtëpinë e vjehrrit të saj, që ndodhej shumë pranë shtëpisë ku ajo jetonte me të shoqin.

    Vjedhja është realizuar në periudha të ndryshme përgjatë një viti dhe, sipas saj, të gjitha paratë që ka marrë nga shtëpia e prindërve të bashkëshortit, i ka shpenzuar për të blerë sende të ndryshme për të mobiluar shtëpinë e saj. Ndërsa i shoqi duket se ka qenë jashtë kësaj historie, pasi ai vetë, por edhe nusja, ka pohuar se nuk ka pasur asnjëherë dijeni për atë që po ndodhte.

    Nga ana tjetër, vjehrri dhe vjehrra kishin nisur të dyshonin prej pak kohësh dhe më pas kanë vendosur t’i drejtohen Policisë.

    NGJARJA

    Fatjona Bumja, 22 vjeçe, nuk kishte shumë kohë që ishte martuar, por jetonte me bashkëshortin në një shtëpi më vete, që ishte shumë pranë shtëpisë së prindërve të tij. Të dyja familjet, ajo me të shoqin dhe vjehrri me vjehrrën, jetojnë në fshatin Marqinet të Vorës.

    Prindërit e bashkëshortit të saj prej pak kohësh jetojnë vetëm, pasi djalin tjetër e kanë në emigracion dhe herë pas here, nga puna që bën jashtë vendit, u dërgonte para. Burime nga Policia thanë se nusja i ka vjedhur paratë në periudha të ndryshme, jo të gjitha njëherësh. Vjehrri ka filluar të dyshojë dhe e ka denoncuar në Polici. Ajo është shoqëruar nga shërbimet e Komisariatit të Vorës dhe gjatë marrjes në pyetje është provokuar duke ia bërë fakt të kryer vjedhjen me arsyetimin se kishte prova që e fajësonin për ngjarjen.

    Duke dyshuar se vërtet vjehrri me vjehrrën kishin prova kundër saj, ajo e ka pranuar autorësinë e ngjarjes, nga e cila ka përjashtuar plotësisht bashkëshortin, duke thënë se ai nuk dinte asgjë. “I kam vjedhur për të blerë perde dhe gjëra të ndryshme për të kompletuar shtëpinë. Burri nuk di asgjë, pasi atij i kam thënë që paratë m’i jepnin prindërit e mi”, mësohet të jetë shprehur 22-vjeçarja.

    “Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases F. B., 22 vjeçe, pasi në Marqinet, ka vjedhur shumën prej 6400 dollarësh amerikanë, në banesën e vjehrrit të saj”, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës.

  • Kapet i kërkuari me rrezikshmëri të lartë, pamjet e aksionit. Ja roli që luante ai si pjesë e grupit të strukturuar kriminal

    Kapet i kërkuari me rrezikshmëri të lartë, pamjet e aksionit. Ja roli që luante ai si pjesë e grupit të strukturuar kriminal

    Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Ndihmësi”, për kapjen e një të kërkuari me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ne pranga eshte vene shtetasi  Dhimitri Shkodrani, 39 vjeç, banues në Korçë.

    Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që operonte në disa vende të huaja dhe në Shqipëri, transportonte në drejtim të vendit tonë, të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal i këtij grupi.

    NJOFTIMI

    Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë.

    Vihet në pranga, pjesëtari i një grupi të strukturuar kriminal, në fushën e trafikimit të narkotikëve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

    Në vijim të punës për kapjen, ndalimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, mbi vendndodhjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Ndihmësi”, për kapjen e tij, konkretisht shtetasit Dh. Sh., 39 vjeç, banues në Korçë.

    Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

    Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që operonte në disa vende të huaja dhe në Shqipëri, transportonte në drejtim të vendit tonë, të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal i këtij grupi.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

  • Arrestohet 21-vjeçari në Elbasan/ Transportonte 9 shtetas të huaj dhe u merrte 400-500 euro

    Arrestohet 21-vjeçari në Elbasan/ Transportonte 9 shtetas të huaj dhe u merrte 400-500 euro

    Një 21-vjeçar ka rënë në pranga në Elbasan pasi u kap duke transportuar 9 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 400 – 500 euro për person.

    Pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas transportonte nga Korça drejt Tiranës, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, policët organizuan punën duke finalizuar operacionin policor “Mengel”, në kuadër të operacionit, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 21 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.

    Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar me mjetin e tij, 9 shtetas sirianë, kundrejt fitimit që varionte 400-500 euro për secilin, për të kaluar kufirin me Malin e Zi, në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së
    Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasja A. S., 19 vjeçe, banuese në Kamëz, Tiranë.

    Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

  • Ngacmon seksualisht kushërirën, arrestohet i riu në Kamëz

    Ngacmon seksualisht kushërirën, arrestohet i riu në Kamëz

    Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 23 vjeçar, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht kushërirën e tij.

    Sipas uniformave blu mësohet se ngjarja ka ndodhur në Kamëz, ku shtetasi me iniciale Sh. T., 23 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht kushërirën e tij, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur.

    “Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit Sh. T., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht kushërirën e tij”, thuhet në njoftimin e policisë. 

  • Veprime të turpshme ndaj dy të miturave 9 dhe 13 vjeçe/ Arrestohet 56-vjeçari në Durrës

    Veprime të turpshme ndaj dy të miturave 9 dhe 13 vjeçe/ Arrestohet 56-vjeçari në Durrës

    Një 56-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj dy të miturave.

    Sipas informacioneve zyrtare, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi R. S., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kryer veprime të turpshme ndaj 2 të miturave, 9 dhe 13 vjeç.

    Policia ka nisur hetimet pas denoncimit të familjarëve duke i vënë prangat 56-vjeçarit.

  • Kishin mbjellë kanabis në një zonë të pyllëzuar/ Vihen në pranga 3 shtetas në Tepelenë

    Policia e Shtetit: Vijon kontrolli intensiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kobuz”.

    Vihen në pranga 3 shtetas.

    Shërbimet e komisariatit të policisë Tepelenë dhe ato të DVP Gjirokastër nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe kontrollit të territorit, si dhe pas një hetimi disa javor, finalizuan me sukses operacionin “Kobuz”.

    Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit K. M., 29 vjeç banues në Memaliaj; Sh. K., 18 vjeç dhe M. K., 24 vjeç banues në fshatin Salari, Tepelenë.

    Arrestimi i tyre u bë pasi nga tërësia e veprimeve hetimore dhe policore, u bë e mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të kryer nga këta shtetas në drejtim të tentativës për të kultivuar kanabis.

    Këta shtetas në bashkëpunim me njeri – tjetrin në vendin e quajtur Kobuz , në një zonë të fshatit Gusmar të Njësisë Administrative Kurvelesh, një një zonë të pyllëzuar, kishin kultivuar 92 fidanë narkotikë kanabis.
    Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një automjet që përdorej nga këta shtetas, katër aparate celular dhe sende të tjera.

    Kontrolli i territorit do vijojë pandërprerë me qëllim evidentimin, parandalimin dhe goditjen e cdo tentative për kultivim të bimëve narkotike.

    Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.