Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Arrestohet

  • Arrestohet 26-vjeçari i shpallur në kërkim pasi plagosi dy persona

    Arrestohet 26-vjeçari i shpallur në kërkim pasi plagosi dy persona

    4 persona, të akuzuar për vepra penale të ndryshme kanë përfunduar në prangat e Policisë.

    Një prej të arrestuarve është një 26-vjeçar me inicialet B.X., banues në Nuaj të Krujës, ndaj të cilit ishte vendosur masa “arrest me burg” për plagosje të rëndë me dashje dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

    Personi në fjalë më 21 qershor të këtij viti ka plagosur me thikë në Fushë Krujë shtetasit S. T. dhe E. Gj.

    Njoftimi i Plotë i Policisë

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin B. X., 26 vjeç, banues në fshatin Nuaj, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

    Ky shtetas, më datë 21.05.2020, në Fushë Krujë, ka plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, shtetasit S. T. dhe E. Gj.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 18 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi i ka vjedhur aparatin celular shtetasit F. Ç.

    Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

    A Ç., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 4, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Audi” pa targë.

    Xh. A., 23 vjeçe, banuese në Durrës, pasi në lagjen nr. 3, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Fiat”, është përplasur me një tjetër mjet, duke shkaktuar dëme materiale.

    L.D., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, këmbësorin me iniciale F. V., 79 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

    Burimi: Panorama.al

  • Arrestohet Myzafer Binaj i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge/ 41-vjeçari kapet në Shqipëri

    Arrestohet Myzafer Binaj i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge/ 41-vjeçari kapet në Shqipëri

    Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Mallakastrës. Bëhet fjalë për shtetasin Myzafer Binaj,  për të cilën gjykata e Messinës në Itali ka lëshuar një urdhër arrest.

    41-vjeçari akuzohet për trafik droge dhe pas procedurave do të ekstradohet në Itali.

    “Strukturat e DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe ndaluan një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

    Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit M. B., 41 vjeç, banues në fshatin Drizar, Mallakastër.

    Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Messina, Itali, në korrik 2019, i ka vendosur urdhër-arresti për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, sqaron policia.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • Falsifikonin dokumentet dhe merrnin kredi, arrestohet një person, një tjetër në kërkim/ Ja skema

    Falsifikonin dokumentet dhe merrnin kredi, arrestohet një person, një tjetër në kërkim/ Ja skema

    Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve merrnin kredi.

    Në kudër të operacionit të koduar “Kredia-4” u arrestua shtetasi H. L., 33 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. A, që për arsye hetimi nuk jepen të dhëna.

    “Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë marrë kredi të vogla në institucione mikrofinanciare duke përdorur dokumente të dyshuara të falsifikuara.

    Punohet për kapjen e shtetasit L. A. dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, thotë policia.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi në kredi“ dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

    Burimi: Panorama.al

  • Vranë babë e bir në banesë/ Kapet autori i dytë i ngjarjes së rëndë në Elbasan

    Vranë babë e bir në banesë/ Kapet autori i dytë i ngjarjes së rëndë në Elbasan

    Policia e Elbasanit i ka vënë prangat sot një 28-vjeçari, i cili akuzohet se është bashkëautori i një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në këtë qytet në vitin 2012, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit G. B. dhe N. B. (babë e bir).

    “Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, pas një pune të mirëfilltë hetimore nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale në DPPSH, në kuadër të procedimit penal në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 15.08.2012, në Elbasan, është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

    K. D., 28 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim”, pasi ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin J. L. (i cili është arrestuar me parë), më datë 15.08.2012, kanë vrarë me armë zjarri shtetasit G. B. dhe N. B. (babë e bir), në banesë”, thotë policia.

    Në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Elbasan vijon puna intensive për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

    Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

  • Arrestohet 30-vjeçari që ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes! I sekuestrohet një kallashnikov/ Ja çfarë i gjeti policia në banesë

    Arrestohet 30-vjeçari që ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes! I sekuestrohet një kallashnikov/ Ja çfarë i gjeti policia në banesë

    Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për dhunë në familje. Policia thotë se të riut i është sekuestruar edhe një kallashnikov me 22 fishekë.

    Sipas policisë, 30-vjeçari ushtronte në mënyrë të vazhdueshme dhunë ndaj gruas së tij.

    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Asdreni”, një 30-vjeçar kishte konflikt me bashkëshorten dhe mbante armë zjarri në ambientet e banesës së tyre, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës në familje.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, me një krehër me 22 fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. E., 30 vjeç dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

  • Arrestohet 47-vjeçari/ Ishte marrë informacion se në shtëpi ai mbante…

    Arrestohet 47-vjeçari/ Ishte marrë informacion se në shtëpi ai mbante…

    Policia e Tiranës ka sekuestruar dhjetra doza me lëndë narkotike kokainë, e një sasi me kanabis në operacionin e koduar “Stacioni i fundit”.

    Në pranga u vu poseduesi dhe shpërndarësi i lëndës narkotike, shtetasi A. H., 47 vjeç, banues në Tiranë.

    Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve janë siguruar informacione në rrugë operative se në banesën e tij në rrugën “Aleksandër Moisiu” posedonte lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.

    Mbi bazën e këtyre informacioneve, nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve është ushtruar kontroll fizik ndaj tij dhe në banesë, ku Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 58 gramë lëndë narkotike kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, një sasi me lëndë të dyshuar kanabis, shuma të ndryshme parash, 2 peshore dhe 4 aparate celular.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

  • LAJM I FUNDIT/ Abuzim 1.5 mln euro me naftën, arrestohet Drejtori i Hidrokarbureve(EMRI)

    LAJM I FUNDIT/ Abuzim 1.5 mln euro me naftën, arrestohet Drejtori i Hidrokarbureve(EMRI)

    Policia ka vënë në pranga drejtorin e Hidrokarbureve, Klodian Gradeci. 45-vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Akciza”, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

    Gradeci dyshohet se së bashku edhe me biznesmenë dhe zyrtarë të tjerë i kanë shkaktuar një dëm prej 1.5 milionë dollarë buxhetit të shtetit.

    “Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Akciza”, i finalizuar më datë 06.10.2020, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. G., 45 vjeç, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Burimi: Panorama

  • Aksion si në filma/ Policia greke ndjek dhe qëllon me armë makinën me drogë. Ja roli i 37-vjeçarit shqiptar

    Aksion si në filma/ Policia greke ndjek dhe qëllon me armë makinën me drogë. Ja roli i 37-vjeçarit shqiptar

    Policia greke ka arrestuar katër persona mes tyre një shqiptar, pasi u kapen me 6.5 kg drogë dhe 6150 euro.

    Sipas mediave greke, në momentin e ndalimit shqiptari paraqiti një dokument identifikimi të rreme italian.  Fillimisht u lokalizua shqiptari, i cili ishte duke transportuar nga një mjet në një mjet tjetër një kilogram droge.

    Policia u përpoq të ndalonte automjetin në të cilin u dërgua droga. Gjatë ndjekjes, shoferi makinës bënte edhe manovra duke ecur me shpejtësi.

    Ndërsa policia ka përdorur edhe armët për të detyruar shoferin të ndalonte, i cili fillimisht u përplas me tre makina policie. Nga kjo përplasje e makinave mbeti i lënduar një polic.

    Në makinën ku ndodhej droga ishin tre grekët, ku njëri prej tyre u ankua se nuk ndihej mirë nga gjendja shëndetësore, për këtë arsye ai u dërgua në spital, por pas ekzaminimeve u dërgua në paraburgim.

    Më vonë policia lokalizoi edhe 37-vjeçarin shqiptar, i cili  dorëzoi drogën. Nga kontrolli, policia tha se shqiptarit iu gjetën edhe 5.5 kg drogë në një depo, ndërsa iu sekuestruan edhe 6,165 euro.

    Ta arrestuarit pritet të dalin para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

  • Aksident në Tiranë, 8-vjeçarja përfundon në spital/ Arrestohet një 35-vjeçar, policia: Në sy të fëmijëve të mitur, ai…

    Aksident në Tiranë, 8-vjeçarja përfundon në spital/ Arrestohet një 35-vjeçar, policia: Në sy të fëmijëve të mitur, ai…

    Një vajzë 8-vjeçe përfundoi në spital pasi u përplas nga një makinë në rrugën “Bulevardi Migjeni”, në Tiranë.

    Policia bën me dije se për aksidentin specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. P., 29 vjeç. I riu ishte në timonin e makinës që ka aksidentuar këmbësoren e mitur me iniciale E. S, 8 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Ç., 35 vjeç, pasi në rrugën “Tre Dëshmorët”, në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, në banesë.

    Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 41 vjeç, pasi në rrugën “Muhamet Deliu”, në lokalin në pronësi të tij, zhvillonte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një tavolinë pokeri, letra bixhozi dhe fisha pokeri.

    Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. D., 52 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” duke dalë jashtë banesës.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

  • (EMRI) Ekzekutimi i biznesmenit/ Policia arreston autorin e dyshuar. Ja ku u kap

    (EMRI) Ekzekutimi i biznesmenit/ Policia arreston autorin e dyshuar. Ja ku u kap

    Arrestohet autori i dyshuar i ekzekutimit të biznesmenit Niko Goro mëngjesin e sotëm në Himarë.

    Sipas policisë, “u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapet dhe prangoset autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka, 53 vjeç, banues në Tiranë”.

    Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori.

    Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

    NJOFTIMI

    Policia në kohë rekord kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjecarit N.G.

    Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapet dhe prangoset autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë

    Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori.

    Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme