40
Humbja 3-2 ndaj Partizanit B ka sjellë largimin e trajnerit Xhynejt Cutra nga drejtimi i Tërbunit. Tekniku ka komunikuar dorëheqjen e tij, duke mbyllur kështu aventurën në krye të skuadrës pukjane.
Cutra u përpoq t’i jepte një fytyrë ndryshe Tërbunit, por disfata e fundit është shoqëruar me vendimin e tij për t’u larguar. Përmes një statusi, trajneri ka bërë të ditur se e kishte komunikuar vendimin për të mos vijuar më në drejtimin e ekipit.
Kështu, Tërbuni duhet të shohë përpara dhe të gjejë një zgjidhje për stolin, pas humbjes ndaj Partizanit B që shënoi fundin e bashkëpunimit me Xhynejt Cutrën.