Një i kuq, një gol, një barazim: Egnatia kthehet nga Danimarka me ndjesi të përziera (video)

by KLIKOJE.AL

Egnatia ka siguruar një tjetër barazim në fazën në grup të Ligës së Konferencës. Skuadra rrogozhinase ndaloi 1-1 në transfertë ndaj Arhus të Danimarkës, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve, duke e shtuar në xhep një pikë të re pas barazimit të një jave më parë ndaj Midtjylland.

Ndeshja nisi me ngjarje që në minutën e 3-të. Kahl, mbrojtësi i vendasve, ndaloi në mënyrë të parregullt Grudën që kishte nisur drejt portës dhe u ndëshkua me karton të kuq. Danezët mbetën me dhjetë lojtarë që në fillim.Egnatia e shfrytëzoi epërsinë numerike në minutën e 13-të. Pas një kundërsulmi perfekt, Adjesa nisi Grudën, ndërsa sulmuesi nuk gaboi para portës dhe e solli Egnatinë përpara.

Pjesa e dytë nisi keq për të ftuarit. Në minutën e 49-të, pas një zbritjeje të shpejtë, Bogere, që kishte hyrë në fushë në startin e pjesës së dytë, rivendosi barazimin për Arhus. Edhe pse luajti me një më shumë për pothuajse gjithë ndeshjen, Egnatia nuk arriti ta gjente golin e dytë dhe ndeshja u mbyll 1-1. Për Egnatinë është një pikë e vlefshme në transfertë, por me siguri edhe një ndjesi mosshfrytëzimi, duke pasur parasysh avantazhin numerik që nga fillimi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.