139
Portugalia ja doli të fitojë mbrëmjen e djeshme ndaj Kroacisë për Ligën e Kombeve me rezultatin 4-1. Luzitanët nuk kishin në formacion Cristiano Ronaldon, me sulmuesin e Juventusit që kishte një infeksion në këmbë dhe nuk ishte në listën e trajnerit Santos.
Megjithatë kjo nuk e pengoi yllin e ekipit që t’a ndiqte ndeshjen në triubunë për ti dhënë kurajo shokëve të skuadrës. Portugezi ndërkohë u bë protagonist për faktin që nuk kishte vënë maskën, e detyruar për shkak të protokollit të sigurisë.Kamerat kanë fiksuar momentin kur një prej stjuarteve ka shkuar te sulmuesi. Me mirësjellje Ronaldos i kërkohet që të vendosë maskën dhe sigurisht sulmuesi portugez e vendosi menjëherë. Video normalisht ka bërë xhiron e internetit në rrjetet sociale.