Kategoria e Parë rikthehet në fundjavë, mësoni sfidat që do të transmetohen në RTSH

by KLIKOJE.AL

Kampionati shqiptar rikthehet të luajë në fundjavë, pas pushimit të gjatë të ndeshjeve të Komëbtareve. RTSH si transmetues zyrtar vjen me dy përballje interesante të Kategorisë së Parë.  Bylis-Kukësi është takimi që do të zhvillohet ditën e shtunë, përballje që do të nisë në orën 13:30 dhe do të vi për të gjithë sportëdashësit, drejtpërdrejtë në RTSH Sport.

Ekipi ballshiot do të kërkojë të rikthehet te fitorja pas dy barazimeve radhazi, ndërkohë, Kukësi kërkon fitoren e radhës pas sukesit ndaj Korabit. Të dyja skuadrat janë në kuotën e 6 pikëve. Ndërkohë, ditën e dielë, Besa do të presë Ilirinë në një sfidë ku të dyja skuadrat do të kërkojnë të gjejnë fitoren për të mos humbur kontaktet me kreun.  Përballjet janë të vlefshme për javën e pestë të Kategorisë së Parë.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.