“Ndeshje të lehta nuk ka”/ Rolando Maran kërkon përqendrim ndaj San Marinos dhe paralajmëron ndryshimin e madh

by KLIKOJE.AL

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, është shfaqur sot në konferencë për mediat para ndeshjes ndaj San Marinos, e vlefshme për Ligën C në Ligën e Kombeve.

Tekniku i kuqezinjve ka folur për gjendjen e lojtarëve para kësaj ndeshje të fundit të dritares ndërkombëtare.

“Kur dëgjoj të thuhet ‘e lehtë’ me vijnë drithërimat, se ka ndeshje që mund të jenë më pak apo më shumë lodhshme, por të lehtë nuk ka. E pamë në San Marino kur për 15 minuta ulëm ritmin e rrezikuam të pësonim gol. Kjo tregon qartësisht vështirësitë që mund të krijojë çdo ekip kur je ti i pari që ia krijon këto lehtësi tjetrit.

Padyshim ka pasur një progres të mirë, përtej asaj që ulëm ritmin kur siguruam rezultatin me San Marinon. Por vinte ndeshja me Finlandën e u mendua të administronim lodhjen. Lodhje që shërbeu se 10 kundër 11 nuk u pa. Ekipi është mirë, janë perceptuar shumë gjëra. Çova përpara atë që ishte ideja ime në fushë me lojtarët. Lojtarët ishin fantastikë në ndjekjen, në disponibilitet, nuk kanë humbur një stërvitje, një analizë, kanë përballuar gjithçka me shumë impenjim. Jam shumë i lumtur se jo gjithmonë gjendet një alkimi e tillë. Por e ndjej se është dëshira të rritemi e bëjmë gjërat bashkë dhe kjo më kënaq.

Ka role e role, gabimet i bëjmë të gjithë, unë i pari. Për portierin gabimet janë vendimtare ndaj duhet të jemi mbështetës dhe të kuptojmë se kur gabon portieri, ka një rëndësi të veçantë. Por unë kam shumë besim te portierët të cilët kanë zbritur në fushë. Më vjen keq se nuk do kem as Berishën e skualifikuar dhe as Sherrin se ka dalë nga fusha me një problem muskulor. Ndaj do të luajë Mario. Më vjen keq që nuk janë, por Mario do të ketë këtë okazion sepse kam shumë besim tek ai.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.