Kupa e Shqipërisë ka hyrë në një fazë edhe më emocionuese, teksa tashmë janë zyrtarizuar 16 skuadrat që do të vijojnë garën për trofeun.
Tetë skuadrat që siguruan kualifikimin nga faza paraardhëse janë Laçi, Skënderbeu, Kastrioti, Besa, Iliria, Pogradeci, Flamurtari dhe Bylis. Në turin e 1/8-ve u bashkohen edhe tetë ekipet e renditura në vendet e para të sezonit të kaluar në Abissnet Superiore.
Shorti ka përcaktuar përballje interesante, ku spikat dueli mes Tiranës dhe Laçit, ndërsa Partizani do të ketë përballë Skënderbeun. Egnatia do të masë forcat me Kastriotin, Elbasani me Besën, ndërsa Vllaznia do të përballet me Ilirinë.
Në sfidat e tjera, Pogradeci do të kërkojë surprizën ndaj Dinamos, Vora do të përballet me Flamurtarin, ndërsa Teuta do të sfidojë Bylisin.
Çiftet e plota të fazës së 1/8-ve:
Egnatia – Kastrioti
Elbasani – Besa
Vllaznia – Iliria
Pogradeci – Dinamo
Partizani – Skënderbeu
Tirana – Laçi
Vora – Flamurtari
Teuta – Bylis