10 ndeshje në 34 ditë, Egnatias i vjen prova e vërtetë në kampionat dhe Europë

by KLIKOJE.AL

Egnatian e pret një periudhë tejet e ngarkuar, me plot 10 ndeshje nga 20 nëntori deri më 24 dhjetor. Skuadra rrogozhinase do të ketë shumë pak hapësira për pushim, teksa kampionati dhe angazhimet europiane do të kërkojnë maksimumin nga futbollistët e Nevil Dede-s.

Maratona nis më 20 nëntor me përballjen ndaj Skënderbeut dhe përfundon më 24 dhjetor, kur Egnatia do të luajë kundër Teutës. Në këtë periudhë përfshihen edhe tri sfida europiane, mes tyre transferta e vështirë në Portugali ndaj Bragës.

Kalendari i ngjeshur do ta detyrojë trajnerin Nevil Dede të menaxhojë me kujdes minutat e futbollistëve. Rotacioni dhe aktivizimi i lojtarëve që kanë pasur më pak hapësira mund të jenë vendimtarë për të shmangur lodhjen dhe për të ruajtur freskinë e skuadrës.

Përveç rezultateve në kampionat, rrogozhinasit do të kërkojnë të bëjnë paraqitje pozitive edhe në Europë. Këto javë mund të rezultojnë përcaktuese për objektivat e sezonit, ndërsa Egnatia do të vihet në një provë të vërtetë fizike dhe sportive.

LEXO ME SHUME:Talentet shqiptare mes Kosovës dhe Shqipërisë, Agim Ademi del me mesazhin e fortë për yjet e diasporës

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.