34
Tirana e ka nisur ditën e 7 gushtit me një barazim 2-2 në ndeshjen miqësore ndaj Al Itihad, skuadër që militon në kategorinë e dytë të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ekipi i drejtuar nga Dean Klafuriç e mbylli pjesën e parë në avantazh falë golit të Krymit. Në fraksionin e dytë kundërshtarët rikthyen baraspeshën, por bardheblutë reaguan menjëherë dhe rifituan epërsinë me Erdon Dacin.
Megjithatë, Al Itihad nuk u dorëzua dhe Hazem realizoi golin e dytë personal, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-2.
Për Tiranën nuk ka kohë për pushim, pasi pasditen e sotme e pret një tjetër provë e rëndësishme. Në orën 17:00 bardheblutë do të përballen me Eyüpspor në Stamboll, në një tjetër test të vlefshëm në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.