Skënderbeu nuk ndalet, afron mbrojtësin që ka luajtur te Palermo

by KLIKOJE.AL

Skënderbeu ka bërë një tjetër lëvizje në merkato, duke përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes me Massimiliano Dodën. Mbrojtësi 25-vjeçar ka bindur stafin teknik gjatë periudhës së provës dhe tashmë ka hedhur firmën mbi kontratën me klubin korçar.

Doda prej disa ditësh ishte në vëzhgim nga stafi i Skënderbeut, ndërsa paraqitjet e tij kanë qenë të mjaftueshme për të bindur drejtuesit që t’i besojnë një kontratë. Mbrojtësi ka një të kaluar interesante në futbollin italian, ku ka qenë pjesë e Palermos. Gjithashtu, ai ka përfaqësuar Shqipërinë në disa nivele të kombëtareve të moshave, nga U17 deri në U21. Me afrimin e Dodës, Skënderbeu shton alternativat në prapavijë dhe kërkon të hyjë i përgatitur në sezonin e ri.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.