Bratu merr lajmin e keq, Partizani pa një alternativë të rëndësishme në mesfushë (foto)

by KLIKOJE.AL

Goditje e rëndë për Partizanin në prag të sezonit të ri. Tedi Malaj do të qëndrojë për disa muaj jashtë fushave, pasi dëmtimi i pësuar gjatë fazës përgatitore e ka detyruar mesfushorin 19-vjeçar t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Malaj, i cili në sezonet e fundit ka qenë vazhdimisht pranë ekipit të parë dhe shihet si një prej talenteve të së ardhmes te të kuqtë, u dëmtua në miqësoren ndaj Skënderbeut. Ekzaminimet zbuluan dëmtimin e ligamentit të kryqëzuar anterior, duke bërë të nevojshëm operacionin.

Klubi i Partizanit ka bërë të ditur se ndërhyrja është kryer me sukses nga prof. dr. Saša Janković. Tashmë, për mesfushorin nis një tjetër fazë, ajo e rikuperimit, e cila do të zhvillohet sipas një programi të detajuar të përgatitur nga stafi mjekësor i klubit.

Mungesa e Malajt është një lajm aspak i mirë për trajnerin Bratu, i cili humbet një alternativë të vlefshme në repartin e mesfushës për pjesën e parë të sezonit. Tani, talenti 19-vjeçar do të fokusohet te rikuperimi, me objektivin për t’u rikthyer sa më shpejt në fushën e lojës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.