Juljan Shehu është në radarin e Olympiacos. Gjigantët e Greqisë e mbyllën sezonin si nënkampion, ndërsa tashmë po mendojnë për përforci
Vetë firma me Shehun nuk do të jetë aspak e lehtë. Kontrata me Widzew Łódź deri në vitin 2028 bën që klubi polak të mos nxitohet. 27-vjeçari ndërkohë u bë risi te Kombëtarja në vitin 2025. Madje u kthye edhe në titullar për ekipin e Silvinjos gjatë kualifikueset të Botërorit, ku u arrit faza “play off”.
Për plot katër vite u kthye në titullar i rëndësishëm i Widzew Łódź. Vetëm në sezonin e dytë në Poloni u penalizua nga një dëmtim i rëndë, teksa prej kohësh ndodhet në formën më të mirë. Shehu tashmë regjistron plot 103 ndeshje me ekipin e elitës polake. Gjatë kësaj kohe janë shënuar edhe nëntë gola, si edhe asistuar tetë të tjerë, andaj Olympiacos kërkon shërbimet e lojtarit.
