Surprizë në kryeqytet! Tirana avancon negociatat me ish-sulmuesin e Dinamos

by KLIKOJE.AL

Tirana vijon të jetë aktive në merkaton e verës, duke synuar të ndërtojë një skuadër më konkurruese pas një sezoni zhgënjyes. Pas afrimit të Ardit Krymit, drejtuesit bardheblu kanë kthyer vëmendjen te një tjetër futbollist me eksperiencë në futbollin shqiptar.

Sipas informacioneve, klubi kryeqytetas është në bisedime të avancuara me Bernard Berishën, i cili së fundmi mbylli bashkëpunimin me Dinamon.

Sulmuesi u largua nga skuadra blu pak javë më parë, pasi palët vendosën të ndërpresin marrëveshjen. Tashmë, Berisha është një lojtar i lirë dhe Tirana po punon për ta bindur të veshë fanellën bardheblu, në atë që do të ishte një tjetër goditje e rëndësishme në këtë merkato.

LEXO ME SHUME:“Do të jemi kampionë!” Bratu lëshon sfidën që në prezantim, trajneri rumun: Dua të ndërtoj diçka speciale

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.