Dejvi Bregu ka vendosur përfundimisht të ardhmen e tij, duke mbyllur çdo mundësi për një rikthim te Teuta. Sulmuesi anësor 30-vjeçar ka refuzuar ofertën e klubit durrsak, pasi ka zgjedhur të vijojë karrierën në Arabinë Saudite.
Sipas burimeve pranë futbollistit, Dejvi Bregu ka pranuar një ofertë të rëndësishme financiare nga Lindja e Mesme dhe është shumë pranë transferimit te Al-Riyadh, skuadër që garon në elitën e futbollit saudit.
Pas eksperiencave në Turqi, Poloni dhe së fundmi me Dinamo City, futbollisti vlonjat pritet të nisë një aventurë të re në një kampionat që vitet e fundit ka tërhequr emra të njohur të futbollit botëror.
Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të vijë në ditët në vijim, duke i dhënë fund spekulimeve për një rikthim të mundshëm të Bregut në Superiore.