Nga ëndrra europiane te milionat, Egnatia luan ndeshjen e jetës ndaj Shamrock Rovers

by KLIKOJE.AL

Egnatia është përpara një prej sfidave më të rëndësishme në historinë e saj. Kampionët e Shqipërisë do të tentojnë të përmbysin humbjen 3-1 të pësuar në Irlandë ndaj Shamrock Rovers, për të siguruar një vend në fazën “play-off” të Europa League.

Por kjo përballje nuk ka vlerë vetëm në aspektin sportiv. Kualifikimi do t’i garantonte klubit rrogozhinas të paktën 1.47 milionë euro të tjera nga fondet e UEFA-s, duke e kthyer këtë duel në një nga më fitimprurësit në historinë e Egnatias.

Deri në këtë fazë, skuadra ka arkëtuar rreth 1.7 milionë euro nga pjesëmarrja në kupat e Europës. Nëse arrin të eliminojë Shamrock Rovers, përfitimet financiare do të ngjiten në të paktën 3.17 milionë euro, pasi do të siguronte minimalisht një vend në fazën e grupeve të Conference League.

Madje, në rast të një ecurie edhe më të suksesshme dhe kualifikimit në grupet e Ligës së Europës, të ardhurat do të shkonin në rreth 4.31 milionë euro. Edhe nëse nuk kalon Shamrockun, Egnatia do të ketë ende mundësinë të luftojë për grupet e Ligës së Konferencës përmes fazës “play-off”, duke mbajtur gjallë shpresat për një tjetër sukses financiar dhe sportiv.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Florin Bratu zbulon planin e madh të Partizanit 07/08/2026 - 13:17

[…] LEXO ME SHUME:Nga ëndrra europiane te milionat, Egnatia luan ndeshjen e jetës ndaj Shamrock Rovers […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.