“Partizani është ndërtuar për të fituar kampionatin”/ Pas triumfit në miqësore, Bratu zbulon planin e madh të Partizanit

by KLIKOJE.AL

Trajneri i Partizanit, Florin Bratu, nuk e fshehu kënaqësinë për fitoren në miqësoren ndaj Elbasanit 1-3 dhe përsëriti faktin që të kuqtë duan të rikthejnë titullin.

“Normalisht që jam i lumtur për fitoren dhe përgëzoj djemtë për atë që treguan në fushën e lojës. Edhe pse një miqësore e vlerësuam maksimalisht, ku përballë kishim një skuadër si Elbasani që luajti në Europë.

Para disa vitesh kam luajtur përballë Gvozdenoviçit dhe normalisht pata një emocion më vete në këtë aspekt. Skuadra vazhdoj me të njëjtën dëshirë dhe objektiv që pas tri sezoneve pa fituar kampionatin dhe të bëjmë maksimumin të rikthejmë titullin tek kjo skuadër.

Normalisht që mund të kemi transferime të tjera në këtë merkato, po aktualishy i besoj shumë djemve që kam në skuadër. Nëse do na duhet mdonjë lojtar tjetër, do të bisedoj me klubin për ta afruar”, u shpreh tekniku i Partizanit Florin Bratu.

LEXO ME SHUME:Nga ëndrra europiane te milionat, Egnatia luan ndeshjen e jetës ndaj Shamrock Rovers

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.