Mustapha Koma merr një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Dinamo ka zyrtarizuar marrëveshjen me klubin belg KRC Genk për transferimin përfundimtar të të drejtave sportive të sulmuesit 19-vjeçar.
Koma largohet nga kryeqytetasit pas një periudhe ku arriti të linte gjurmë me fanellën dinamovite. Në total, sulmuesi ka zhvilluar 21 paraqitje, duke shënuar 3 gola në kampionat dhe një tjetër në Conference League, në sfidën ndaj Astanës në Kazakistan.
Performancat e tij kanë tërhequr vëmendjen e klubit belg, që tashmë ka siguruar shërbimet e talentit përfundimisht. Mësohet se shuma e transferimit është 750 mijë euro.
Një transferim që konfirmon edhe një herë potencialin e Komas dhe punën e Dinamos në evidentimin dhe zhvillimin e talenteve të rinj.