Sulmi në kolaps, Dinamo detyrohet të futet në merkato

by KLIKOJE.AL

Dinamo është nisur drejt Ohrit për fazën përgatitore para ndeshjeve europiane, por klubi po përballet me probleme të shumta në repartin ofensiv. Situata më e ndërlikuar lidhet me Nani, i cili refuzon të rikthehet në skuadër pavarësisht kontratës në fuqi, ndërsa drejtuesit janë gati ta ndjekin çështjen edhe ligjërisht.

Në merkato mund të largohen edhe Bernard Berisha, Saliu Guindo dhe Ibrahim Mustafa, pasi nuk kanë bindur me paraqitjet e tyre. Ndërkohë është rikthyer Hekuran Berisha pas huazimit në Kosovë, por mbetet e paqartë sa hapësira do të ketë në skuadër. Me shumë pikëpyetje në sulm, Dinamo pritet të ndërhyjë në merkato për të përforcuar ekipin para sfidave europiane.

LEXO ME SHUME:Tirana humb pjesët, lojtari mesazh lamtumire për ekipin bardheblu (FOTO)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.