39
Diar Halili ka njoftuar largimin nga Tirana pas përfundimit të huazimit të tij te bardheblutë. Qendërmbrojtësi 23-vjeçar nga Kosova e bëri publik vendimin përmes një mesazhi falënderues në rrjetet sociale, ku shprehu mirënjohjen për klubin dhe tifozët.
Halili iu bashkua Tiranës në merkaton e janarit nga Prishtina dhe gjatë gjysmës së dytë të sezonit u aktivizua në 16 ndeshje, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në repartin defensiv.
Me mbylljen e huazimit, mbrojtësi rikthehet te Prishtina, ku do të jetë sërish nën urdhrat e Orges Shehit. Ky i fundit e drejtoi Halilin edhe në muajt e fundit te Tirana, ndërsa tashmë të dy do të vazhdojnë bashkëpunimin në kryeqytetin kosovar.

1 comment
[…] LEXO ME SHUME:Tirana humb pjesët, lojtari mesazh lamtumire për ekipin bardheblu (FOTO) […]
Comments are closed