Florin Bratu është shfaqur në konferencë për shtyp, ndërsa në prag është derbi Partizani-Dinamo. Ky takim vlen për javën e katërt të Abissnet Superiore. Bratu tregoi se me Fadairon kanë folur për Ilir Dajën. Po ashtu premtoi se Partizani do luftojë me çdo ekip, ndërsa synon titullin dhe Kupën.
Pas fitores ndaj Vllaznisë do të përballeni me Dinamo City –
Bratu: Eshtë derbi i parë që do të luajmë këtë sezon dhe është shumë e rëndësishme për ne që të kemi një reagim sa më pozitiv pas fitores ndaj Vllaznisë. Do të përballemi me një prej ekipeve që luajtën në kupat e Europës. Do të na duhet një përqëndrim i madh nga të gjithë lojtarët, pasi nesër presim një ndeshje shumë të vështirë. Gjithashtu dua të them se çdo gjë ka shkuar mirë përsa i përket përgatitjeve gjatë kësaj jave dhe e presim me interes të madh ndeshjen e nesërme.
Do të keni ndryshime në formacion për ndedhjen e nesërme –
Bratu: Do të presim edhe sot. Ende nuk kam vendosur për formacionin titullar, sepse të gjithë lojtarët kanë shfaqur formë të mirë fizike gjatë kësaj jave. Të gjithë lojtarët kanë shansin për të luajtur.
Orari i ndeshjes –
Bratu: Nuk do të jetë e lehtë pasi do të jenë temperatura të larta në atë orar. Por e dimë që në stadiumin e Vorës nuk ka ndriçim dhe për këtë arsye do të luajmë në orarin e përcaktuar.
Në dy javë do të përballeni me Dinamo City dhe Egnatian. Çfarë kërkon të marrë Partizani nga këto dy sfida –
Bratu: Fillimisht kemi ndeshjen me Dinamo City dhe nuk dua të mendoj për ndeshjen me Egnatian. Por një premtin dua ta them do të shikoni Partizanin të luftojë me çdo ekip. Kjo është idea ime për momentin. Objektivat e klubit ju i dini. Jemi një prej klubeve më të mëdha të Shqipërisë dhe është normale të luftojmë për titullin, kupën dhe pjesmarrjet në kupat e evropës.
Sa ju ndihmon fakti që skuadra ka ndryshuar pak në krahasim me ekipet e tjera-
Bratu: Eshte diçka pozitive. Ne kemi lojtarë me shumë eksperiencë dhe kam shumë besim tek ata, Gjatë merkatos këtë vit kemi afruar lojtarë në pozicionet që ne kemi patur nevojë.
Keni biseduar me Fadairon për mënyrën e skemave që aplikon trajneri Daja –
Bratu: Eshtë normale që të flasim me Fadairon për trajnerin e Dinamos. Edhe disa lojtarë të Partizanit kanë punuar me trajnerin Daja më parë. Mendoj se është normale, por këto janë sekrete tona.