21
Dinamo ka përfunduar me rezultatin 1-1 miqësoren e zhvilluar ndaj Strugës në Ohër, në një test të vlefshëm në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe sfidat europiane.
Skuadra kryeqytetase kaloi në avantazh gjatë pjesës së parë falë golit të Farrukut, duke kontrolluar lojën për pjesën më të madhe të takimit. Megjithatë, Struga arriti të shmangte humbjen në minutat e fundit, duke vendosur ekuilibrin në rezultat.
Pas përfundimit të fazës përgatitore në Maqedoninë e Veriut, Dinamo do të rikthehet në Tiranë, ku do të vijojë stërvitjet me fokus të plotë te ndeshja kundër Astanës, e vlefshme për turin e parë kualifikues të UEFA Conference League.