96
Egnatia vijon të përforcojë organikën në prag të sfidave europiane. Kampionët e Shqipërisë kanë zyrtarizuar transferimin e Ibrahim Diabaté, i cili i bashkohet skuadrës nga klubi belg Zulte Waregem.
21-vjeçari nga Bregu i Fildishtë ka firmosur një kontratë trevjeçare me klubin rrogozhinas dhe do të jetë pjesë e ekipit për sezonet në vazhdim.
Diabaté nis kështu aventurën e parë në futbollin shqiptar, ndërsa Egnatia vazhdon të investojë te lojtarët e rinj për të rritur konkurrencën në skuadër dhe për të qenë sa më konkurruese në arenën europiane.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:Goditje për Europën! Egnatia afron talentin 21-vjeçar nga Zulte Waregem […]
Comments are closed