25
Kategoria e Parë rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 11-të, ku vëmendja do të jetë edhe te dy takimet që do të transmetohen drejtpërdrejt në RTSH Sport.
Të hënën, në orën 13:30, Besëlidhja do të presë kryesuesen Iliria në Lezhë, ndërsa në orën 16:00 Flamurtari do të përballet me Bylisin në Vlorë. Këto dy sfida do të jenë në transmetim direkt në RTSH Sport.
Po të hënën do të luhet edhe përballja Kastrioti-Besa, në orën 13:30.Java nis të dielën, më 22 nëntor, me tri takime që do të zhvillohen në orën 13:30: Burreli-Pogradeci, Sopoti-Korabi dhe Oriku-Kukësi.
Në krye të renditjes qëndron Iliria me 21 pikë, ndërsa Bylisi mban vendin e tretë dhe është skuadra e vetme pa humbje në kampionat deri në këtë fazë.