Një fitore që vlen shumë më tepër se 3 pikë! Shqipëria siguron avantazhin e madh për shortin e Europianit!

by KLIKOJE.AL

Shqipëria e ka mbyllur me sukses misionin në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë kanë bërë detyrën në ndeshjen vendimtare ndaj Bjellorusisë, duke triumfuar me rezultatin 2-0 dhe duke siguruar vendin e parë në grupin C1.

Ishte një fitore me shumë peshë për Kombëtaren, që jo vetëm siguroi ngjitjen në Ligën B, por edhe një pozicion më të favorshëm në shortin e kualifikueseve të Europianit, ku do të jetë në vazon e tretë.

Manaj zhbllokoi sfidën në minutën e 28-të, ndërsa Hysaj dyfishoi shifrat në të 57-ën. Kuqezinjtë nuk u mjaftuan me administrimin e rezultatit, por vijuan të kërkonin golin, duke treguar se synimi ishte vetëm fitorja.

Misioni u përmbush. Shqipëria fiton grupin, rikthehet në Ligën B dhe sheh tashmë drejt shortit të 6 dhjetorit në Belfast, me një objektiv të ri përpara.

LEXO ME SHUME:Milionat në lojë! Shqipëria kërkon kreun e grupit, FSHF pret shpërblimin e majmë nga UEFA

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.