Dinamo në përgatitje për Elbasanin, një mungesë e sigurt dhe disa rikthime në horizont

by KLIKOJE.AL

Dinamo i është rikthyer punës në fushën e blertë, teksa ka nisur përgatitjet për sfidën e ardhshme në kampionat. Blutë do të zhvillojnë një javë intensive stërvitore, me objektivin për të përgatitur sa më mirë ndeshjen e radhës dhe për të rikthyer skuadrën te rezultatet pozitive. Në kampin dinamovit nuk mungojnë problemet, pasi stafi teknik do të duhet të bëjë llogaritë pa Alhasanin. Mesfushori ka plotësuar numrin e kartonëve dhe do të jetë i pezulluar për takimin e ardhshëm.

Megjithatë, situata e tij është edhe më e komplikuar, pasi futbollisti ka pësuar gjithashtu një tërheqje muskulore. Shpresat janë që ai të rikthehet pas përballjes me Elbasanin, por një gjë e tillë mbetet e vështirë për momentin.

Në krahun tjetër, lajmi pozitiv për Dinamon është rikthimi i Naser Alijit, i cili do të jetë sërish në dispozicion të stafit teknik dhe një alternativë më shumë për skuadrën. Ndërkohë, Ysni Ismaili, Klevi Qefalija dhe Naser Aliji kanë qenë të angazhuar me Kombëtaren shqiptare në Budapest, por pritet t’i bashkohen grupit dinamovit në vijim të përgatitjeve.

Stafi teknik synon të shfrytëzojë ditët në dispozicion për të rikuperuar futbollistët, për të integruar lojtarët e rikthyer dhe për të përcaktuar alternativat më të mira për sfidën e radhës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.