Farruku i jep goditjen e fundit Skënderbeut! Dinamo fiton në 92’ dhe merr 3 pikët (video)

by KLIKOJE.AL

Dinamo ka marrë një fitore dramatike në “Elbasan Arena”, duke mposhtur Skënderbeun me rezultatin 0-1 falë një goli të shënuar në minutat e fundit të takimit.

Sfida ishte e luftuar dhe me shumë episode, ndërsa të dyja skuadrat patën momentet e tyre gjatë 90 minutave.

Në minutën e 61-të, Vila realizoi një supergol me një gjuajtje spektakolare nga jashtë zonës. Dinamo festoi, por festa zgjati pak. Pas ndërhyrjes së VAR-it, gjyqtari rishikoi pamjet dhe anuloi golin për një shtyrje të Përndrecës ndaj Musës në fillimin e aksionit.

Skënderbeu pati një tjetër moment të vështirë në fund të ndeshjes, pasi Qardaku u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 87-të pas një simulimi në zonë, duke lënë korçarët me 10 lojtarë. Dhe kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi pa gola, Dinamo goditi në momentin më të dhimbshëm për vendasit.

Në minutën e 92-të, Farruku shënoi golin e fitores, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke shpërthyer në festë bashkë me skuadrën. Kështu, Dinamo merr 3 pikët e para të sezonit, pas humbjes në javën e parë ndaj Vorës, ndërsa Skënderbeu pëson humbjen e parë në kampionat.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.