Mori “JO”-në në dhjetor, tani Tirana ka shansin e artë për të transferuar sulmuesin

by KLIKOJE.AL

Tirana pritet të lëvizë në merkato. Leon Krekoviç nuk është më pjesë e HSK Posusje. Sulmuesi 26-vjeçar ka mbyllur bashkëpunimin me klubin boshnjak dhe tashmë është një futbollist i lirë në merkaton e verës, duke pritur ofertën e radhës për të vijuar karrierën.

Emri i kroatit nuk është i panjohur për futbollin shqiptar. Në merkaton e janarit, Tirana e pati në krye të listës së dëshirave për të përforcuar krahun e majtë të sulmit. Bardheblutë zhvilluan bisedime dhe ishin shumë pranë marrëveshjes, por HSK Posusje refuzoi ta linte të largohej në mesin e sezonit, duke bllokuar transferimin.Tashmë situata ka ndryshuar. Krekoviç është pa klub dhe mund të firmosë me çdo skuadër si lojtar i lirë.

Në karrierën e tij, 26-vjeçari ka veshur edhe fanellën e Hajduk Split, ndërsa në verën e vitit 2021 u transferua te Beerschot për shumën e 200 mijë eurove. Sezonin e fundit me Posusjen e mbylli me pesë gola të shënuar, para se të ndante rrugët me klubin boshnjak dhe Tirana e sheh mundësinë për ta transferuar.

LEXO ME SHUME:Goditje e madhe në Superiore! Teuta “rrëmben” futbollistin e Genoas

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Egnatia afron talentin 21-vjeçar nga Zulte Waregem 01/07/2026 - 18:28

[…] LEXO ME SHUME:Mori “JO”-në në dhjetor, tani Tirana ka shansin e artë për të transferuar s… […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.