523
Egnatia duket se është tepër aktive këtë merkato dimri. Rrogozhinasit larguan Isgandarlin drejt Turqisë, por drejtuesit kanë afruar elementët që i bëjnë punë. Emri i fundit që Egnatia ka arritur të marrë është mesfushori turk Melih Ibrahimgolu. 23-vjeçari është pjesë e skuadrës së Heracles në Eredivise, elitën e futbollit holandez.
Mesfushori nuk ka gjetur hapësirë në klubin holandez. Melih Ibrahimgolu ka dalë nga akademia e Rapidit të Vienës në Austri ndërsa më 30 qershor u transferua në Holandë te Heracles.