Teuta duket se është shumë pranë realizimit të një prej transferimeve më të bujshme të kësaj merkatoje verore. Klubi durrsak ka arritur një marrëveshje paraprake me sulmuesin nigerian David Akpan Ankeye, i cili është pjesë e Genoas në Serie A.
24-vjeçari pritet të largohet nga skuadra italiane, edhe pse i mbetet edhe një vit kontratë. Burime pranë merkatos bëjnë me dije se bisedimet mes palëve kanë avancuar ndjeshëm dhe transferimi mund të zyrtarizohet së shpejti.
Ankeye iu bashkua Genoas në janar të vitit 2024, pasi klubi italian pagoi rreth 2.5 milionë euro për kartonin e tij nga Sheriff Tiraspol. Megjithatë, ai nuk arriti të fitonte një vend të qëndrueshëm në ekipin e parë, duke regjistruar vetëm 10 paraqitje, ndërsa periudhën e fundit e kaloi në formë huazimi.
Ndërkohë, pista që lidhte Teutën me Dejvi Bregun është ftohur ndjeshëm. Ish-futbollisti i Dinamos po punon për të vijuar karrierën jashtë Shqipërisë, çka ka bërë që klubi durrsak të përqendrohet te alternativa të tjera në sulm.
Nëse transferimi i Ankeye finalizohet, ai do të ishte një nga afrimet më të rëndësishme te Teuta në vitet e fundit dhe një sinjal i qartë për ambiciet e klubit në sezonin e ri.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:Goditje e madhe në Superiore! Teuta “rrëmben” futbollistin e Genoas […]
Comments are closed