E FUNDIT/ Andi Hadroj rikthehet në Tiranë, pritet lëvizja e bujshme

by KLIKOJE.AL

Andi Hadroj është shumë pranë transferimit te Dinamo. Mbrojtësi projektohet si afrimi më i ri i bluve, në një lëvizje që do t’i jepte edhe më shumë eksperiencë repartit defensiv të skuadrës së Ilir Dajës. 27-vjeçari ka qenë pjesë e Polissya-s në Ukrainë që prej janarit të vitit të kaluar, ku gjatë kësaj periudhe regjistroi shtatë paraqitje.

Dinamo synon të përforcojë ndjeshëm krahun e djathtë të mbrojtjes, teksa objektivi i madh për këtë sezon mbetet titulli kampion. Hadroj rikthehet kështu në kryeqytet pas një periudhe larg Shqipërisë. Pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar te Partizani, ku në 111 ndeshje realizoi një gol dhe dha 14 asistime. Në kampionatin shqiptar, mbrojtësi ka veshur gjithashtu fanellat e Bylisit dhe Laçit.

Gjatë merkatos së verës, për Hadrojn kishte shfaqur interes edhe Tirana, por palët nuk arritën një marrëveshje.

Nëse transferimi te Dinamo konkretizohet, Hadroj do të përballet me ish-klubin e tij, Partizanin, por këtë herë me fanellën e një prej rivalëve të përjetshëm të kryeqytetit.

Dinamo po ndërton një mbrojtje me eksperiencë, pasi krahas Hadrojt, në skuadër pritet të bashkohet edhe Saliou Sembene. Të dy kanë qenë më herët pjesë e rëndësishme e Partizanit dhe tashmë mund të bëhen pjesë e projektit të ri të bluve.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.