Me një penallti nga Calhanoglu në minutën e 50-të të pjesës së parë, Inter mundi Juventusin 1-0 në ‘Allianz Stadium’ në javën e 31-të të Serie A. Një lojë beteje me të dyja skuadrat që shpresonin të qëndronin në luftën për titull. Vendasit ishin më kërkues, fillimisht do të ishte traversa e Chiellinit që do të shpëtonte Interin, ndërsa Juventus humbet disa mundësi me Morata-n dhe Vlahovic.
Më pas episodi i diskutueshëm, para përfundimi të pjesës së parë me Morata-n që shkakton penallti ndaj Dumfries. Calhanoglu gabon penalltinë, por arbitri Valeri e përsërit pasi Chiellini ishte brenda zonës së 16-metrave. Mesfushori turk do të tregohej i saktë në tentativën e dytë.
Në pjesën e dytë, e gjitha foli për Juventusin që nuk ia doli të shënojë, ku mund të përmendet edhe shtylla e Zakarias. Me këtë fitore Inter shkon në kuotën e 63 pikëve dhe vetëm pret rezultatin e Milanit që do të luajë nesër ndaj Bologna-s.