Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Juventus

  • JUVENTUS-TORINO NË KAOS! Ndeshja drejt shtyrjes,Lokatelli thirret nga tifozët: Mos e luani ndeshjen (video)

    JUVENTUS-TORINO NË KAOS! Ndeshja drejt shtyrjes,Lokatelli thirret nga tifozët: Mos e luani ndeshjen (video)

    Tensione shumë të larta në Torino përpara derbit Torino-Juventus. Ultrasit më të dhunshëm të të dyja skuadrave janë përplasur pranë sektorit të tifozëve bardhezi në stadiumin “Grande Torino”. Sipas raportimeve, ka pasur hedhje shisheve dhe gurësh në drejtim të policisë, ndërsa forcat e rendit janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës për të rikthyer qetësinë në zonë. Disa tifozë të të dyja ekipeve janë shoqëruar nga policia. Rreth një orë para nisjes së ndeshjes, ultrasit e Juventusit janë bllokuar në zonën jashtë stadiumit dhe nuk kanë hyrë në tribunë në shenjë proteste ndaj forcave të rendit. Sipas tyre, policia ka përdorur gaz lotsjellës në lartësi koke, duke goditur një tifoz bardhezi në kokë.

    Tifozi, 45 vjeç, është transportuar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, me traumë në kokë. Fillimisht ai u dërgua në spitalin Mauriziano dhe më pas në CTO. Raportohet se ai nuk është në rrezik për jetën, ndërsa hetimet vazhdojnë për të kuptuar saktësisht se çfarë e goditi në kokë. Për këtë arsye, tifozët juventinë që kishin hyrë në sektorin mik, pa flamuj dhe banderola, kanë thirrur skuadrën pranë tribunës për t’i kërkuar të mos zbriste në fushë. Disa përfaqësues të tifozërisë së organizuar kanë folur drejtpërdrejt me kapitenin Manuel Locatelli për t’i shpjeguar situatën.

    Ngjarja është komentuar edhe nga Damien Comolli, i cili deklaroi: “Jemi shumë të shqetësuar dhe të trishtuar për atë që ndodhi jashtë stadiumit. Një tifoz i yni ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Ultrasit e tjerë janë shumë të zemëruar dhe na kërkuan të mos luajmë ndeshjen. Takimi do të luhet dhe pas tij do të shkoj të vizitoj tifozin e plagosur në spital”.

    Në orën 20:45 skuadrat qëndruan ende në dhomat e zhveshjes, duke prishur sinkronizimin me ndeshjet e tjera të mbrëmjes, të cilat nisën normalisht. Tashmë pritet të kuptohet se çfarë do të ndodhë me derbin në “Olimpico Grande Torino”.

  • Zhegrova fut në sherr Juventusin me Vlahovic, shkak bëhet një postim i klubit bardhezi (FOTO)

    Zhegrova fut në sherr Juventusin me Vlahovic, shkak bëhet një postim i klubit bardhezi (FOTO)

    Serbia luan ndaj Shqipërisë të shtunën në orën 20:45, përballje e vlefhsme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Pas publikimit të një postimi në rrjetet sociale, i cili i atribuohet Juventusit, ku klubi italian i uron Edon Zhegrovës “fat të mbarë” me përfaqësuesen e Kosovës, disa media serbe kanë reaguar ashpër, duke e cilësuar këtë si një provokim politik.Në postimin që qarkullon në rrjet, Juventus shkruan në gjuhën shqipe dhe angleze:

    “Fat të mbarë, Edon! 🇽🇰💪
    ëith the Kosovo national team, the newly added Bianconero will take part in the World Cup qualifiers

    Menjëherë pas kësaj, disa portale serbe si Kurir, Blic Sport dhe Telegraf.rs publikuan tituj të ngjashëm duke e konsideruar postimin si skandaloz, duke theksuar se përdorimi i flamurit dhe emrit të Kosovës nga një klub i madh si Juventus është i papranueshëm për publikun serb.

    Ata theksojnë gjithashtu se në të njëjtën skuadër luan edhe Dusan Vlahovic, një nga yjet e Serbisë, dhe për këtë arsye reagimi në Serbi është përforcuar emocionalisht.

  • Edon Zhegrova lojtar i Juventusit, sulmuesi pritet me flamurin e UÇK-së nga tifozët bardhezi (VIDEO)

    Edon Zhegrova lojtar i Juventusit, sulmuesi pritet me flamurin e UÇK-së nga tifozët bardhezi (VIDEO)

    Pas fitores kundër Genoas, merkato e Juventusit u hap me shpejtësi vetëm disa orë përpara përfundimit. Edon Zhegrova është përforcimi më i ri I klubit bardhezi. Një kontratë trevjeçare, me Lille që ka përfituar 20 milionë euro plus 5 milionë bonuset. Tudor, do të jetë në gjendje të mbështetet te një lojtar i aftë të luajë si në krahun e djathtë ashtu edhe në atë të majtë, duke garantuar shpejtësi, paparashikueshmëri dhe teknikë.

    Verën e kaluar, sulmuesi kishte shprehur tashmë dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi francez për një përvojë të re. Edon Zhegrova u prit nga tifozët e Juventusit me shumë entuziasëm, ku disa prej tyre kishin edhe flamurin e UCK-s, me sulmuesin i cili vijonte të jepte autografë.  26-vjecari ka munguar në dy ndeshjet e këtij sezonit në Francë për shkak të disa problemeve fizike. Mundësia për të përfituar nga pushimi dy javor do ti lejojë Zhegrovës të rikuperohet dhe të njihet më mirë me Igor Tudor.

    LEXO ME SHUME:Te Tirana vijon refreni i njëjtë trajnerëve, Vangjel Mile pas humbjes: Jemi ekip i ri, na duhet kohë

  • E FUNDIT/ Zhgënjehet Juventus, Zhegrova bën prapakthehu sa i përket të ardhmes

    E FUNDIT/ Zhgënjehet Juventus, Zhegrova bën prapakthehu sa i përket të ardhmes

    Edon Zhegrova thuhet se ka arritur marrëveshje  me Olympique Marseille për një kontratë 5-vjeçare. 26-vjeçar i cili sapo ka marrë pasaportën shqiptare, ishte pranë një transferimi te Juventus, i cili shihej si favorit për shërbimet e tij.

    Megjithatë, sipas Footmercato, sulmuesi i Lille dhe Marseille kanë arritur një marrëveshje të plotë, me Edon Zhegrova-n që i ka dhënë përparësi klubit francez ndaj Juventusit.

    Marseille thuhet se tani duhet të arrijë një marrëveshje me Lille për të përfunduar transferimin. “U arrit marrëveshja e plotë midis Olympique Marseille dhe Edon Zhegrovës. Kontratë deri më qershor 2030”. “Zhegrova zgjodhi OM pavarësisht interesit nga Juventusi”, ka shkruar gazetari i njohur Santi Aouna në profilin e tij.

  • Berat Gjimshiti, 10 qepje në kokë pas dëmtimit; mungon në ndeshjen ndaj Juventusit

    Berat Gjimshiti, 10 qepje në kokë pas dëmtimit; mungon në ndeshjen ndaj Juventusit

    Gjimshiti doli i dëmtuar në minutën e 24-të të pjesës së parë në ndeshjen e sotme ndaj Udinese-s. Vetë klubi bergamask ka dhënë një përditësim mbi gjendjen e kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë, i cili thuhet se ka pësuar traum në kokë.

    “Hetimet e kryera në spitalin e Udines”, thuhet në njoftimin e Atalanta-s, “konfirmuan se lojtari ka pësuar një dëmtim në kokë në një përplasje loje së bashku me një plagë të çarë mbi vetullën e djathtë, e cila kërkonte 10 qepje”. Por, lajmi i mirë është se Berati “po kthehet me ekipin në Bergamo”, duke përjashtuar një rrezik më të lartë.

    Në këtë drejtim përshtaten fjalët e Gian Piero Gasperini-t menjëherë pas ndeshjes: “Pashë pamjet, prerje. Nuk e kuptoj se si mund të ishte hapur kështu”. Mbrojtësi shqiptar me shumë gjasa do të mungojë në ndeshjen në shtëpi kundër Juventus-it, e planifikuar për të martën në orën 20:45. Gjendja e tij duhet të vlerësohet për ndeshjen kundër Napoli-t (të dielën në orën 20:45 sërish në stadiumin “Gewiss”).

    NDESHJA NDAJ UDINESES

    Dhjetë qepje mbi syrin e djathtë. Buletini mjekësor i Atalantës për gjendjen e Gjimshitit shpjegon mirë pse Gasperini, menjëherë pas ndeshjes kundër Udineses, tha se ishte i shqetësuar për gjendjen e lojtarit. Ai u detyrua të largohej në minutën e 24-ët për shkak të një përplasjeje të ashpër me Ehizibue.

    LEXO ME SHUME:Berat Gjimshiti në histori, fiton Europa League si kapiten dhe bëhet “mur” ndaj Leverkusen, prish magjinë e Leverkusen pas 51 ndeshjesh

  • Lajm i bujshëm! Juventus po vëzhgon mbrojtësin e Kombëtares, do e ndjekin ndaj Çekisë

    Lajm i bujshëm! Juventus po vëzhgon mbrojtësin e Kombëtares, do e ndjekin ndaj Çekisë

    Ardian Ismajli po zhvillon ndeshjet më të mira në karrierën e tij te Empoli. Mbrojtësi ka nisur siç duhet këtë sezon me skuadrën italiane duke bërë paraqitje të shkëqyera.

    Forma e tij ka tërhequr vëmendjen e ekipeve të tjera, të cilat sipas “Tuttosport” janë vënë pas shërbimeve të mbrojtësit. Juventusi është skuadra e interesuar për liderin kuqezi, me “Zonjën e Vjetër” që ka dërguar skaut në Pragë për të ndjekur më nga afër Ismajlin.

    28-vjeçari do të zëvendësojë Berat Gjimshitin në formacionin e Kombëtares dhe do të luajë nga minuta e parë. Siç dihet Juventusi është në kërkim të një mbrojtësi pas dëmtimit të Gleison Bremer dhe mbrojtësi shqiptar shihet si i duhuri për bardhezinjtë.

  • Juventus bindet nga cilësitë e Mario Mitaj-t, Lokomotiva e Moskës i vendos çmimin e transferimit

    Juventus bindet nga cilësitë e Mario Mitaj-t, Lokomotiva e Moskës i vendos çmimin e transferimit

    Juventus, kërkon mbrojtësin e Kombëtares shqiptare Mario Mitaj, që aktivizohet në Rusi me Lokomotivën e Moskës. Drejtuesit e klubit bardhezi ndoqën nga afër dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Kilit dhe Suedisë.

    “TuttoSport”, shkruan se Juventus do e shoh në Europian dhe Mitaj do të jetë në vitrinën e rëndësishme pasi Shqipëria do të luajë kundër ekipeve si Italia, Spanja dhe Kroacia, për këtë është i qartë edhe drejtori sportiv  Giuntoli i cili nuk dëshiron të humbas kohë dhe ka nisur kontaktet e para me drejtuesit e Lokomotivës së Moskës.

    VLERËSIMI I KLUBIT RUS

    Gjithnjë sipas “TuttoSport”, klubi rus e vlerëson me 8-10 milionë euro kartonin e Mitaj, një shifër e përballueshme për “Zonjën e Vjetër” pasi anësori kuqezi konsiderohet si një lojtar me shumë potencial. 

    LEXO MË SHUMË:Mitaj, vëzhguesit e Juventusit e ndoqën në ndeshjen Shqipëri-Kili: ZBULOHET VENDIMI I MARRË

    Mario Mitaj ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në radhët e Kombëtares shqiptare, pavarësisht humbjes 0-3 përballë Kilit në miqësoren e zhvilluar në Parma. Sipas mediave italiane, të deleguarit e Juventusit kanë ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri-Kili, duke parë kështu edhe paraqitjen e Mario Mitajt. 20-vjeçari i ka bërë përshtypje drejtuesve bardhezinj me performancën e tij në fushë, duke tërhequr vëmendjen e skautëve. Mitaj mund të jetë një objektiv për Juventusin duke pasur parasysh talentin e tij të madh dhe dëshirën e klubit për t’u fokusuar mbi të gjitha te të rinjtë.

  • Mitaj, vëzhguesit e Juventusit e ndoqën në ndeshjen Shqipëri-Kili: ZBULOHET VENDIMI I MARRË

    Mitaj, vëzhguesit e Juventusit e ndoqën në ndeshjen Shqipëri-Kili: ZBULOHET VENDIMI I MARRË

    Mario Mitaj ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në radhët e Kombëtares shqiptare, pavarësisht humbjes 0-3 përballë Kilit në miqësoren e zhvilluar në Parma. Sipas mediave italiane, të deleguarit e Juventusit kanë ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri-Kili, duke parë kështu edhe paraqitjen e Mario Mitajt.

    “Juventus Neës 24” shkruan se 20-vjeçari i ka bërë përshtypje drejtuesve bardhezinj me performancën e tij në fushë, duke tërhequr vëmendjen e skautëve. Mitaj mund të jetë një objektiv për Juventusin duke pasur parasysh talentin e tij të madh dhe dëshirën e klubit për t’u fokusuar mbi të gjitha te të rinjtë.

  • Ronaldo-Juventus, October 4 judgment date for salaries

    Ronaldo-Juventus, October 4 judgment date for salaries

    The legal battle between Juventus and Cristiano Ronaldo continues to be heated. The Portuguese, who does not want to give up 19.5 million euros, which are back wages, has brought the Juventus club before the college of guarantee. The next session is scheduled in October 4, when the striker will return to Turin to challenge his former club. The striker’s request is clear, he wants the wages for the 2020-2021 season. In the drafted agreement, it is written that the 38-year-old would give up a part of the money, provided that it would be returned to him later.

    On the other hand, the club is justified by a document signed by Ronaldo himself in 2021, a document in which the Portuguese declared that he no longer had any problems with Juventus and that the club would not have to return anything.
    The salary maneuver had a clear objective for the white and white club: to relieve the budget by the impact of the pandemic. Although the date October 4 will show the truth of the incident with Ronaldo and Juventus.

  • “Një regjizor i madh”, Ylber Ramadani vazhdon të josh mediat italiane, ja nota në ndeshjen ndaj Juventusit

    “Një regjizor i madh”, Ylber Ramadani vazhdon të josh mediat italiane, ja nota në ndeshjen ndaj Juventusit

    Ylber Ramadani vazhdon të shkëlqejë në Serie A. Në takimin e fundit ndaj Juventusit, mesfushori i Lecces luajti për 69 minuta teksa u zëvendësua për herë të parë në 6 javë kampionat, kjo për shkak të ndëshkimit me karton të verdhë në minutën e 30’. Kaq minuta mjaftuan që Ramadani të marrë sërish elozhet e mediave italiane.

    Sportmediaset e ka vlerësuar me notën 6: “Ka fuqi, goditje dhe gjeometri. Ai është pikëmbështetja e ekipit, njeriu që dikton ritmin dhe vendos rregull. Zotëron topin me saktësi, por nuk jep shkëndija.” Shkruhej në vlerësimin për Ramdanin.

    Një tjetër portal i rëndësishëm si Eurosport thekson se mesfushori mori gjithnjë vendimet e duhura në fushë. Nota 6 për të: Një regjisor i madh dhe gjithnjë merr vendimet e duhura në fushë. Ai luan një pjesë të parë , më pas zbehet pa hedhur sasinë e duhur të karburantit në motorin sulmues të ekipit të tij”, shkruan Eurosport për paraqitjen e Ramadanit.