Nga Shqipëria U-21 në faqet e “Marca”-s! Alain Taho merr vlerësimin e madh: Faji i tij që nuk fituam

by KLIKOJE.AL

Portieri shqiptar, Alain Taho, ishte një nga protagonistët kryesorë në përballjen ndaj Spanjës U-21, duke zhvilluar një paraqitje fantastike. Gardiani kuqezi arriti të mbante portën të paprekur përballë një prej ekipeve favorite për triumfin në Europian, duke u shpallur edhe lojtari më i mirë i ndeshjes (MVP).

Paraqitja e tij nuk kaloi pa u vënë re as në Spanjë. Prestigjiozja “Marca” i kushtoi vëmendje të veçantë gardianit shqiptar, duke e cilësuar si lojtarin më të mirë në fushë dhe përgjegjësin kryesor që Spanja nuk arriti të merrte fitoren.

Një vlerësim i rëndësishëm për Tahon, i cili me sigurinë dhe pritjet e tij tregoi se Shqipëria U-21 ka një gardian me shumë potencial.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.