Dinamo merr frymë lirisht para sfidës vendimtare në Europë. Për ndeshjen e kthimit më 30 korrik, Ilir Daja pritet të ketë në dispozicion tre përforcime të rëndësishme që munguan në takimin e parë.
Bëhet fjalë për Malomon, Xhejmsin dhe Komën, të cilët nuk udhëtuan me skuadrën për shkak se nuk arritën të pajiseshin në kohë me vizat. Mungesa e tyre e kufizoi ndjeshëm trajnerin Ilir Daja, i cili u detyrua të përballonte sfidën me alternativa të reduktuara.
Tashmë situata ka ndryshuar dhe tre futbollistët pritet t’i bashkohen grupit për duelin e 30 korrikut, që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.
Rikthimi i tyre i jep Dinamo-s më shumë cilësi dhe thellësi në organikë, ndërsa stafi teknik do të ketë mundësinë të zgjedhë formacionin më konkurrues për një përballje ku objektivi i vetëm është kualifikimi në turin e radhës.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:Tre përforcime për Dinamon, bluve u rikthehen lojtarët që munguan për shkak të vizave (EMRAT) […]
Comments are closed