Partizani ndez motorët, Skënderbeu nuk i reziston të kuqve në Pogradec (VIDEO)

by KLIKOJE.AL

Partizani vijon të japë sinjale pozitive në fazën përgatitore. Të kuqtë triumfuan 2-0 ndaj Skënderbeut në miqësoren e zhvilluar në stadiumin e Pogradecit, duke treguar efikasitet dhe kontroll gjatë takimit.

Skuadra e drejtuar nga stafi teknik e zhbllokoi rezultatin në minutën e 37-të, kur Xhuliano Skuka u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke kaluar Partizanin në avantazh.

Në pjesën e dytë, të kuqtë administruan lojën dhe vulosën fitoren në minutën e 81-të me golin e Hjuman, i cili mposhti portierin kundërshtar për rezultatin përfundimtar 2-0.

Për Partizani-n, kjo ishte një tjetër provë e vlefshme në prag të angazhimeve zyrtare, ndërsa Skënderbeu nxori gjithashtu përfundimet e tij nga një test me ritëm të lartë ndaj një rivali të fortë të Superiores.

LEXO ME SHUME:Tre përforcime për Dinamon, bluve u rikthehen lojtarët që munguan për shkak të vizave (EMRAT)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.