“Po ndërtojmë një skuadër të madhe”/ Mesazh i fortë nga Bratu pas fitores, zbulon planin për Partizanin e ri

by KLIKOJE.AL

Florin Bratu foli pas fitores së Partizanit me rezultatin 2-0 ndaj Skënderbeut. Miqësorja u luajt në stadiumin e Pogradecit ku ka mbetur edhe një takim për të premten. Pikërisht ndaj Pogradecit.

Bratu tha fjalën e tij për “Partizani Channel”. Kujtojmë se së fundmi nxori jashtë planeve Besar Gudjufin, Adnard Mehmetin dhe Gjergji Koten. Për Gudjufin pritet largimi, ndërsa Mehmeti dhe Kote do të huazohen.

Cilat janë përshtypjet e tua pas kësaj paraqitje të skuadrës? Mendoj gjithmonë për lojtarët sepse ata luajtën në fushë dhe jo unë. Ata bënë një paraqitje të mirë dje ndaj Skënderbeut dhe për këtë arsye fola me ata dhe u thashë se këtu do të jetë edhe fillimi ynë. Kur je i udhëhequr me këtë intensitet, ritëm dhe përgatitje fizike, çdo ditë skuadra rritet.

Çfarë ndryshoi ndaj Besës? Në ndeshjen ndaj Besës përgatitëm dy skuadra, të përzgjedhura rastësisht për të parë të gjithë lojtarët që kishim në dispozicion. Nuk më interesoi rezultati, por më shumë më interesoi reagimi i skuadrës. Mënyra se si e kërkon topin dhe ana teknike. Tani jemi në mesin e përgatitjeve dhe për këtë arsye na duhet të punojmë dhe kërkojmë më shumë sepse kemi për shumë për t’u përmirësuar. Jemi në mes.

Cilat janë aspektet e lojës ku skuadra mund të përmirësohet më shumë? Më pëlqen të krijoj balanca sepse futbolli është mbrojtje dhe sulm. Nëse krijojmë këtë, që patjetër do e krijojmë, mendoj se do jetë shumë e mirë. Dua të nxjerr në pah shpirtin e skuadrës sepse është shumë i rëndësishëm për të ardhmen tonë.

Si po ecën faza në Pogradec? Kemi gjithçka këtu ndaj dua të falenderoj drejtuesit për të gjitha kushtet që na ka krijuar. Gjithashtu një përshëndetje dhe falënderim për stafet, për gatishmërinë e treguar. Kemi mundësinë për të zhvilluar dy seanca stërvitore në ditë. Gjithçka që i duhet një skuadre për t’u përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Rregulli i ri i FSHF që detyron aktivizimin e një lojtari të datëlindjes 2007? Nuk na ndikon sepse ne jemi gati edhe për këtë rregull të ri. Mos harrojmë se jemi kampionë të Shqipërisë në grupmoshën 19-vjeçare. Ndërkohë që me skuadrën po stërviten pesë lojtarë të rinj dhe me potencial të madh. Kur të kthehem në Tiranë, do vijoj të jem në kërkim të elementeve të rinj.

Çfarë prisni nga miqësorja e mbetur? Do luajmë të premten kundër Pogradecit. Një skuadër e mirë. Deri atëherë do të vijojmë stërvitjen tonë. Dua të shikojë të gjithë lojtarët dhe të krijoj një pikturë të qartë. Nëse do krijojmë diçka të madhe, duhet edhe rezultati sepse ne përfaqësojmë një klub të madh si Partizani. Dhe e di shumë mirë që tifozët do kërkojnë diçka speciale, për këtë arsye po punojmë fort të gjithë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.