213
Interi ka siguruar biletën për në finale të Champions League-s në sfidën përballë Milanit. Një mbrëmje feste për Kristjan Asllanin, i cili tashmë ka një tjetër motiv për t’u gëzuar.
Mesfushori i talentuar hyn në librat e historisë së futbollit shqiptar. Asllani çon flamurin kuqezi në majën e Europës, pasi bëhet i pari lojtar i Kombëtares së Shqipërisë që mbërrin në finale të Champions League-s.
“Është një sukses i madh, është viti i parë me këta lojtarë fantastik, kemi bërë një gjë fantastike”, ka thënë Asllani për drejtorin e futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku.
“Ishte një ndeshje e vështirë e vështirë per neve, jam tifoz interist, t’i dëgjojë këta tifozë duke kënduar është kënaqësi për mua”.