FOTO/ Maran përgatit surprizën ndaj Finlandës, zbulohet formacioni i mundshëm i Shqipërisë!

by KLIKOJE.AL

Kuqezinjtë pritet të zbresin në fushën e “Air Albania” me një rreshtim ofensiv, në kërkim të tri pikëve që do t’i mbanin në garën për kreun e grupit C1 të Ligës së Kombeve.

Shqipëria do të kërkojë të marrë revanshin ndaj Finlandës, pas humbjes së pësuar në përballjen e parë mes dy skuadrave. Për këtë sfidë, trajneri Rolando Maran pritet t’u besojë disa prej emrave të tij më të rëndësishëm.Në portë, titullar pritet të jetë Berisha, ndërsa reparti defensiv parashikohet të përbëhet nga Mitaj, Gjimshiti, Ismajli dhe Hysaj.

Në mesfushë pritet të aktivizohen Ramadani, Asllani dhe Laçi, ndërsa përgjegjësia për repartin ofensiv mund t’u besohet Muçit, Pilos dhe Manajt. Sipas këtij projekti, Shqipëria mund të rreshtohet me skemën 4-3-3 ose 4-1-4-1, duke synuar të ushtrojë presion ndaj kundërshtarit dhe të kërkojë golin që në minutat e para.

LEXO ME SHUME:Shqipëria në shënjestër, trajneri i Finlandës: E dimë ku mund t’i shkaktojmë probleme!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.