18
Fabricio Arevalo nuk do të jetë më pjesë e Kukësit. Portieri kolumbian i jep fund aventurës së tij me klubin verilindor, pas një sezoni të kaluar nën fanellën e kuksianëve.Arevalo iu bashkua Kukësit verën e kaluar, pasi u transferua nga Erzeni, duke u bërë pjesë e projektit të skuadrës në kampionat. Tashmë, pas një sezoni me klubin, palët kanë vendosur të ndajnë rrugët.
Largimi i portierit pritet të sjellë edhe lëvizje të tjera në organikën e Kukësit, teksa drejtuesit duhet të mendojnë për pasuesin e tij mes shtyllave.Për momentin mbetet për t’u parë se cila do të jetë destinacioni i radhës për Arevalon, ndërsa aventura e tij me Kukësin tashmë është mbyllur.
