Dinamos i mungoi në ndeshjen e parë, por tani lojtari pritet të jetë “arma kryesore” ndaj Audës (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Dinamo do të kërkojë përmbysjen në shtëpi ndaj Audës, pas humbjes minimale në ndeshjen e parë në Letoni. “Blutë” do të luajnë gjithçka për gjithçka më 13 gusht, në “Elbasan Arena”, në një sfidë që nis në orën 21:00.

Një lajm pozitiv vjen për skuadrën kryeqytetase. Adamu Alhasan nuk ishte pjesë e ekipit në transfertën ndaj Audës, pasi mesfushori nuk arriti të pajisej në kohë me dokumentacionin e nevojshëm për udhëtim dhe qëndroi në Tiranë.

Megjithatë, situata ndryshon për sfidën e kthimit. Alhasan është i federuar për turin e tretë të Ligës së Konferencës dhe mund të jetë një alternativë e rëndësishme për trajnerin, në një moment ku Dinamos i duhet patjetër të reagojë.

Në krahun tjetër, një mungesë është e konfirmuar. Fabjan Përndreca nuk do të jetë në dispozicion, pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë dhe do ta shlyejë pezullimin në takimin e kthimit.

Dinamo ka edhe 90 minuta për të ndryshuar fatin e kësaj përballjeje. Në “Elbasan Arena”, objektivi është i qartë: përmbysja dhe kalimi më tej në Ligën e Konferencës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.