Një jetë e ndërprerë në moshën 20-vjeçare, Skënderbeu publikon mesazhin prekës (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Një ngjarje tragjike ka tronditur Korçën më 8 gusht. Joan Zyko, vetëm 20 vjeç, humbi jetën në një ngjarje të rëndë kriminale, duke lënë pas familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin.

Zyko kishte qenë pjesë e Akademisë së Skënderbeut deri në vitin 2017, ku mbronte portën e skuadrës U-15. Pas eksperiencës në akademi, ai vijoi të ishte pranë klubit dhe mbeti një tifoz i zjarrtë i skuadrës korçare.

Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka prekur edhe familjen bardhekuqe. Klubi i Skënderbeut ka reaguar përmes faqes zyrtare, duke shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e 20-vjeçarit.

Në mesazhin e tij, Skënderbeu e cilëson Joanin si pjesë të familjes bardhekuqe, fillimisht si futbollist të akademisë dhe më pas si një prej tifozëve që e mbante klubin në zemër.

 

“Prehu në paqe, Joan! Do të mbetesh gjithmonë pjesë e familjes bardhekuqe”, shkruan klubi në reagimin e tij.

Një jetë e ndërprerë shumë herët dhe një lajm që ka lënë në pikëllim familjarët, miqtë dhe komunitetin sportiv të Korçës.

LEXO ME SHUME:Pas një sezoni në Kukës, vjen ndarja; klubi dhe lojtari marrin vendimin përfundimtar

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.