Auda “tremb” Dinamon, gjashtë fitore radhazi para betejës në “Elbasan Arena” (VIDEO)

by KLIKOJE.AL

Auda po kalon një moment të jashtëzakonshëm dhe Dinamo duhet të bëjë llogaritë me një kundërshtar që duket se nuk njeh frenim. Skuadra letoneze regjistroi sot fitoren e gjashtë radhazi në të gjitha kompeticionet, duke mposhtur Jelgavën me rezultatin 0-1.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Minins në minutën e 45-të, me një realizim spektakolar që i dha Audës një tjetër sukses të rëndësishëm. Letonezët kanë fituar tri ndeshjet e fundit në Ligën e Konferencës, ku përfshihet edhe triumfi ndaj Dinamos në duelin e parë. Krahas Europës, Auda ka regjistruar gjithashtu një fitore në kampionat dhe një tjetër në Kupë, duke kompletuar serinë prej gjashtë suksesesh radhazi.

Forma që po kalon kundërshtari i Dinamos është padyshim një sinjal për skuadrën e Ilir Dajës. Auda do të zbresë në “Elbasan Arena” me moralin në maksimum dhe me avantazhin e fitores së parë, ndërsa Dinamos i duhet përmbysja për të siguruar kualifikimin.

Sfida e kthimit do të luhet të enjten dhe pritet një përballje krejtësisht ndryshe, me “blutë” që do të kërkojnë të përmbysin gjithçka përballë një Aude që vjen në Shqipëri në superformë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.