Tirana, sa shumë kujtime pozitive nga Gjeorgjia. Kualifikimi në transfertën e Batumit ndaj Dinamos është i fundit në radhën e ndeshjeve të suksesshme të bardhebluve kundër ekipeve nga vendi në limitet e kufirit lindor të Europës. Dinamo e Batumit është viktima e dytë e skuadrës së Tiranës në Gjerogji pasi në dy raste të mëparshme, bardheblutë kanë kaluar me sukses edhe ekipin më të titulluar të vendit, Dinamon e Tbilisit.
Në sezonin 2003-2004, ekipi shqiptar kaloi rivalët pas dy rezultateve identike, 3-0 në Gjeorgji dhe po kaq në Shqipëri por nga pika e bardhë e 11-metërshave, bardheblutë triumfuan 4-2. Edhe më i lehtë ishte suksesi në vitin 2020, pothuajse tre vite më parë.
Për shkak të pandemisë, UEFA vendosi që ndeshjet mnë raundet e para të zhvilloheshin në një fushë të vetme dhe ishte Dinamo e Tbilisit që priti sërish për llogari të fazës së parë të UEFA Champions League, Tiranën. Torrassa në minutën e 4 shtesë të pjesës së parë dhe Ismajlgeci në të dytën vulosën suksesin e skuadrës së drejtuar nga Emanuel Egbo.
Një triumf që konfirmoi dominimin e Tiranës në tokën gjeorgjiane dhe i treti vjen pikërisht në ditët më të nxehta të verës. Fitorja 2-1 dhe për më tepër me lojë bindëse si 3 vjet më parë, e konfirmon Tiranën superiore, të paktën në tokën gjeorgjiane skuadra më e titulluar e Shqipërisë nuk ka rivalë dhe ky është një fakt.