Skënderbeu fitoi në Korçë duke mposhtur 1-0 Egnatian, ku vendosi goli i Lagonidis. Pas duelit, foli trajneri fitues, Julian Ahmataj.
“Shijon më shumë kështu kjo fitore? E rëndësishme është që skuadra fitoi. Se ku jam unë ska rëndësi.
Skënderbeu nuk njeh humbje, si e pe ekipin? Forca jonë nuk është ajo reale e rezultateve më parë. Kemi merituar më shumë. Mund të ketë kurba që mund të ulet, por do ta mbajmë më gjatë këtë gjë. Edhe sot përballuam skuadrën e parë që luan në Europë.
Sa ndikoi goli shumë i shpejtë? Mund ti kishit shënuar dhe dy gola ose tre? Ne luajmë goxha, qarkullimin, sulmet nga krahët rezultuan shumë efikase. Mundësitë i patëm për të shënuar te goli. Terreni nuk është në nivelin e duhur. Ka rënë shi dhe fusha rëndohet. Ndikoi pak që mund të kishim bërë akoma dhe më mirë në këtë ndeshje.
Direktivat? Pavarësisht se kemi bërë mirë, është skuadër e re. Nuk mund të pretendojmë që kemi marrë automatizmat sepse duhet më shumë kohë. Ka ndikuar pjesa e dytë dhe lodhja në mesjavë. Përsëri nuk kishim shumë nevojë për qarkullimin e topët, për shkak të rezultatit. Jo çdo ndeshje duhet bërë me qarkullime të dendura. Marrja e rezultati, presioni kur kundërshtari është me 10 vetë, mund të rrezikonim.
Keni mundur Egnatian, Partizanin, Dinamon. Jeni në vendin e tretë, deri ku mund të arrini?
Do vëmë bazat, vihen gradualisht, duke stabilizuar lojtarët. Na duhet të automatizojmë veprimet tona”, tha Ahmataj.