Një tjetër kampion i jep lamtumirën Tiranës në fund të sezonit, ka gjetur akordin me Shkëndijën e Tetovës

by S.M

Kristjan Toshevski do të largohet në fund të sezonit nga Tirana. Mbrojtësi maqedonas, një pjesë e rëndësishme e skuadrës në këto sezone, mbyll kontratën me klubin kryeqytetas dhe sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, ka vendosur që të mos e rinovojë atë, për t’u kthyer në vendlindje.

Bëhet e ditur se ai ka gjetur akordin me Shkëndijën e Tetovës dhe sapo të mbyllë sezonin në Shqipëri, do t’u bashkohet kuqezinjve për përgatitjet për Europën.Futbollisti 29-vjeçar është nga Tetova dhe për të do të jetë eksperienca e radhës në kampionatin maqedonas ku ka luajtur më parë edhe për Teteksin, Pelisterin dhe Vardarin.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.